Çfarë po ndodh rreth nesh

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi: 38-vjeçarja kthehej nga Italia

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2020

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi: 38-vjeçarja

Pas Italisë, konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Greqi. Bëhet fjalë për një 38-vjeçari e cila kishte qenë së fundmi në pjesën veriore të Italisë, zona më e prekur nga të infektuarit.

38-vjeçarja nga Selaniku, ka rezultuar rasti i parë i konfirmuar i koronavirusit në Greqi. Sipas deklaratës së dhënë gjatë një konference për shtyp të profesorit të sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodhras, gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po kurohet në një prej spitaleve të Selanikut.

Nga të dhënat e para thuhet se gruaja sapo ishte kthyer në një zonë e Italisë Veriore dhe tani organet greke të shëndetësisë po kryejnë analizat e të gjithë të afërmve të saj, me të cilët ka pasur kontakte pas kthimit nga Italia.

Nga ana tjetër, qeveria greke ka përforcuar masat në lidhje me parandalimin e përhapjes të koronavirusit. Plani i fundit, në rast përhapjeje është mbyllja e shkollave, kufizim transporti publik, institucionet publike dhe urdhër për qëndrimin e përkohëshëm në shtëpi të njerëzve.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi, por në rast të skenari të ngjashëm me vendet fqinjë, spitali infektiv në QSUT do të vihet i gjithi në dispozicion të të sëmurëve.