Shqipëria

Skandalet seksuale të dy mësuesve në Fier: Ministria sqaron çfarë masash po merren

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2020

Skandalet seksuale të dy mësuesve në Fier: Ministria sqaron

Rastet tronditëse të dy mësuesve në Fier tronditën opinionin publik jo vetëm për abuzimin seksual ndaj nxënëseve, por edhe për shkak të heshtjes së mësuesve të tjerë. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Arsimit sqaroi se “të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin shkollës në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht”.

Në deklaratë, u sqarua se Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërkohë që organet kompetente vazhdojnë hetimet.

Masat thuhet se nuk janë bërë publike në media për shkak se nuk duhet të ekspozohen ata që ndihen të dëmtuar.