Shqipëria

Ja ku do të ngrihen karantinat, nëse ka të infektuar nga koronavirusi

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2020

Ja ku do të ngrihen karantinat, nëse ka të infektuar nga

Kryeministri Edi Rama zbuloi dy vendet që do të shërbejnë si karantinat, në rast se ka të prekur nga koronavirusi Covid-19.

Në deklaratën për mediat, kryeministri zbuloi se Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do të shërbejë si "izolim" për personat që vijnë nga vendet ku janë raportuar raste të infektimit me koronavirus. Ndërkohë që spitali i Senatoriumit do të shërbejë si karantinë për të prekurit.

Shën.red. Karantinë - masë mbrojtëse që merret për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve epidemike, duke i mbajtur përkohësisht në një vend të veçuar nga të tjerët njerëzit e sëmurë ose ata që dyshohet se janë prekur nga një sëmundje.