Shopping now!

Çantën Gucci që do bëjë namin pas një viti e gjeni shumë lirë sot

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2020

Çantën Gucci që do bëjë namin pas një viti e

Teksa ne po bëjmë gati garderobat e pranverës, ekspertët e modës janë fokusuar te koleksionet e vjeshtë/dimër 2021. Këtë javë, Gucci prezantoi koleksionin e ri në Milano dhe e bëri mëse të qartë cila do të jetë çanta më e kërkuar e vitit 2021. Thuajse çdo veshje shoqërohej nga një Gucci Jackie në ngjyrë pastel.

Çantës iu vu emri pas Jackie Kennedy dhe është ndër më të njohurat nga Gucci. Këtë vit do të ridalë në treg. Jackie 2.0 ka të njëjtin rrip dhe pjesë metalike, por në vend të printeve me ngjyra e lule, janë në tonalitete të buta dhe të thjeshta.

Çantën Gucci që do bëjë namin pas një viti e

Kjo rinxjerrje në treg do t’u rrisë medoemos vlerën çantave vintage të këtij modeli, por për momentin i gjeni shumë lirë.

ViaAnabel ka këtë Jackie në të kuqe të errët me vlerë retail 2410 euro, por ju mund ta bëni tuajën për vetëm 495 euro. Çanta ka lëkurë ekzotike pitoni dhe është shumë e rrallë, aq më tepër me këtë çmim.

Çantën Gucci që do bëjë namin pas një viti e

Vestiaire Collective ka këtë version të zi për 150 euro, mes shumë të tjerëve.

Çantën Gucci që do bëjë namin pas një viti e

Mesatarisht, ndër vite, në ViaAnabel janë shitur rreth 25 çanta të modelit Jackie. Klientja që bleu këto të dyja, është vërtet me fat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ViaAnabel (@viaanabel.al) on

Mbani sytë hapur dhe nëse ju bie në sy një Gucci Jackie blijeni. Nëse ju është mërzitur deri në 2021-shin, e shisni dhe fitoni një dorë të mirë parash.