Instagramming

Dojna Mema publikoi këtë foto, por reagimi i njerëzve është i trishtë

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2020

Dojna Mema publikoi këtë foto, por reagimi i njerëzve

Dojna Mema, mesa kuptojmë nga fotot e publikuara së fundmi në llogarinë e Instagram-it, ndodhet në Paris. Natyrisht, gjatë udhëtimit ka vizituar edhe një prej muzeumeve më të famshme të Parisit, Musée d'Orsay. Nga gjithë çfarë pa, zgjodhi të ndajë me ndjekësit një prej pikturave më të famshme të piktorit francez Gustave Courbet. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

"L'Origine du monde"- "Origjina e botës", një pikturë e realizuar në 1866 dhe paraqet organin seksual femëror në mënyrën më origjinale të mundshme. Jo rastësisht, kjo pikturë ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e pikturës moderne.

Dojna Mema publikoi këtë foto, por reagimi i njerëzve

Dojna e postoi në Instagram dhe gjejeni pak! Njerëzit nisën ta sulmonin me komente aq sa të hidhura dhe qesharake që të bënin të qeshje e të qaje në të njëjtën kohë. 

Dojna Mema publikoi këtë foto, por reagimi i njerëzve

"Të dija vajzë të mirë!"- i shkruante dikush.

Dojna Mema publikoi këtë foto, por reagimi i njerëzve

"Të lutem hiqe!"- shkruanin shumë të tjerë, duke i thënë se nuk i ka hije të postojë diçka të tillë në profilin e saj.

"Nuk është nevoja ta shohin njerëzit!"- thotë dikush tjetër dhe ishin me qindra si këto.

Në fakt, është nevoja ta shohin! Eshtë nevoja që shqiptarët, e për më tepër të rinjtë të lexojnë, të vizitojnë muze a teatro, të njohin autorë, shkrimtarë dhe veprat e tyre para të cilave bota përulet.

Reagime të këtij lloji të ngjallin trishtim dhe të bëjnë të kuptosh në ç'gjendje jemi ende sa për të na bërë kaq përshtypje një pikturë e tillë. Faji s'është i Dojnës, as i pikturës dhe as i piktorit. Eshtë i kujdo që ul dhe mbyll sytë para dijes.