Fletore Kinemaje

Këto filma do t'ju pëlqejnë më shumë se seksi i fundjavës!

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2020

Këto filma do t'ju pëlqejnë më shumë se seksi i

Thamë specifikisht *i fundjavës, duke marrë parasysh që gjithë ngarkesa dhe lodhja e javës harrohet aty nga pasditja e së premtes (shtunës). Lista më poshtë është e mbushur me filma romantikë, erotikë dhe shumë pikantë, të cilët do t'ju lënë padyshim një shije të veçantë. 

#1. The Lover

Film i përshtatur nga libri i novelistes franceze, Marguerite Duras. "The Lover", bazohet në historinë personale të autores dhe është nga ata filma që qëndron gjatë në memorien e njeriut.

#2. 9 1/2 Weeks 

Nëse shihni këtë film, "50 hijet e Grey-it (me gjithë respektin) do t'ju duket një kohë e madhe e humbur. Ç'është tërheqja seksuale që arrin deri në obsesion, e mësoni këtu.

#3.Original Sin

Angelina, Banderas...

#4. Bitter Moon

S'do t'ju themi asgjë tjetër përveçse është një film me regji të Roman Polanski-it dhe se çdo sekuencë e tij do t'ju mbajë në suspancë.

#5. Lolita

Ka pak shanse të mos e keni parë a dëgjuar për të, por hidhini një sy.

#6. The English Patient 

Gjatë ditëve të fundit të  Luftës së Dytë Botërore në Itali, infermierja e quajtur Hanna merr përsipër të kujdeset për  pacientët e lënduar. Njëri prej tyre, në ditët e fundit të jetës rrëfen historinë e dashurisë që përfundoi në tragjedi.

#7. Walk the Line

Para Joker-it, Joaquin Phoenix meritonte një Oscar për rolin e Johnny Cash dhe filmin e paparë që do të shihni më poshtë!