Shendet i Pergjithshem

Zyrtarët e OBSH-së: ‘Bota mund ta shmangë më të keqen’

Shkruar nga Anabel

29 Shkurt 2020

Zyrtarët e OBSH-së: ‘Bota mund ta shmangë më të

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një deklaratë të fundit, thatë se “është rritur vlerësimi i rrezikut të koronavirusit”.

“Ne jemi në nivelin më të lartë të vigjilencës,” tha Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së. Grupi nuk po përpiqet të alarmojë apo frikësojë njerëzit, tha ai. “Ky është një kontroll mbi një situatë reale për çdo qeveri. Zgjohuni. Bëhuni gati. Virusi mund të jetë rrugës. Keni detyrë ndaj qytetarëve, keni detyrë që bota të jetë më e sigurt.”

Sipas OBSH-së, bota ende mund ta shmangë “më të keqen e saj”, por “rritja e vlerësimit të rrezikut nënkupton se shqetësimi i OBSH-së është në nivel të lartë”.

Ryan theksoi se Covid-19 mund të gjurmohet lehtësisht te grupet që kanë kontante me njëri-tjetrin dhe nuk është e vërtetë se “virusi po përhapet lirshëm”. Kjo është arsyeja pse OBSH nuk ka shpallur gjendjen e pandemisë.

Në Kinë dhe në Singapor po ngadalësohet përhapja e Covid-19, gjë që lehtëson procesin e luftimit të virusit.