Këtë mars, me shumicën e planeteve në shenja toke, duhet të tregoheni praktik me idetë që jepni. Distancohuni pak nga personaliteti vizionar që ju karakterizon. Jeni një shenjë futuristike, e shihni ç’po vjen, por me kaq shumë planete në shenjën e Bricjapit, do të zhgënjeheni kur të dëgjoni mospëlqimin e të tjerëve për idetë tuaja më të mira. S’do të jetë gjithmonë kështu – muajin tjetër bëni mirë të ngrini zërin. Gjatë marsit fokusohuni te puna dhe kini kujdes buxhetin. Përfundojini projektet në kohë dhe brenda buxhetit dhe do të keni klientë dhe shefa të kënaqur.
Do të punoni më mirë vetëm dhe mesa duket po merreni me diçka që e vlerësoni shumë. Ky projekt kërkon shumë përqëndrim dhe s’doni të shpërqëndroheni nga kolegët, nëpunësit apo punonjësit që duan të shkëmbejnë dy fjalë. Prandaj bëni mirë të punoni në shtëpi ose në bibliotekë. Me shumë mundësi do të mbani takime konfidenciale, ndoshta me një punëmarrës potencial. 11 ose 20 marsi janë ditë fantastike për takime.
Shtëpia e dymbëdhjetë është edhe shtëpia e shërimit fizik dhe shpirtëror. Nëse ju tremb diçka, një varësi, traumë ose substancë, kërkoni ndihmë. Me Jupiterin në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, do të gjeni ndihmën që ju duhet. Do t’ju duket sikur ju kanë ngritur një barrë të jashtëzakonshme nga supet. Gjeni mjekun/terapistin e duhur dhe ndiqni kurat e nevojshme.
E njëjta vlen për problemet fizike që mund të keni që ju shkaktojnë dhimbje ose siklet. Këtë muaj, pyesni një tjetër mjek pasi mund të gjeni shërim.
Kur marsi të hyjë në Ujor nga 30 marsi deri më 12 maj, ju do të keni frerët në dorë. Gjatë kësaj periudhe do të mund të flisni për projektin konfidencial që ju ka marrë shumicën e kohës. Prilli dhe gjysma e parë e majit është një periudhë shumë e rëndësishme e 2020-s për ju pasi do të fitoni mbështetjen e njerëzve të rëndësishëm që mund t’ju zgjasin një dorë.
Hëna e re në Dash më 24 mars do t’ju dërgojë diku jo larg shtëpisë. Sidoqoftë do të jetë një udhëtim relaksues. Mund të luani sporte, mund të ngopeni me ajër të freskët, prandaj bëni mirë të udhëtoni nga 21-24 marsi.
Ju pret një muaj i jashtëzakonshëm. Keni Jupiterin, Saturnin dhe Pultonin në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të shpresës dhe dëshirave. Më 16 shkurt, Marsi iu bashkua grupit. Do t’ju shoqërojnë miq ose kolegë dhe entuziasmi i tyre do t’ju sigurojë që puna që po bëni, po ndryshon botën.
Do të njihni plot njerëz të rinj gjatë vitit dhe të gjithë do të kenë ndikim pozitiv te ju. Falë punës që keni bërë gjatë 2019-s, do të vilni frytet. Miqtë tuaj të rinj do t’ju tregojnë se mund të materializoni çdo ëndërr, sidomos atë që ju duket më e vështira.
Gjatë muajit të kaluar jeni mërzitur nga Mërkuri në prapavojë pasi ka ngadalësuar dhe penguar punën. Sendet elektronike ju kanë vështirësuar gjithashtu jetën. Mërkuri del nga prapavija më 9 mars dhe më në fund do të merrni frymë lirshëm.
Gjithashtu më 9 mars, hëna e plotë në Virgjëreshë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të martesës, partneriteti dhe përkushtimit. Nëse jeni të dashuruar, do të jeni gati të fejoheni ose martoheni. Peshq të tjerë do ta përdorin këtë energji për të nisur një biznes apo për t’i dhënë rrugë një tjetër impenjimi profesional. Është një hënë e plotë e lavdishme pasi Jupiteri, Plutoni, Marsi dhe Saturni do ta mbështesin vendimin tuaj.
20 marsi është një ditë me pesë yje. Përdoreni për të organizuar diçka të veçantë me shoqërinë. Po në këtë ditë mund të merrni lajme të shkëlqyera me natyrë financiare. 24 marsi është një tjetër ditë me rëndësi që ju sjell mundësi të shumta për të fituar para.
Ka gjasa që të fitoni një rritje rroge, një pagesëmë të mirë, një punë të re ose një projekt fitimprurës. Si rezultat, do të shlyeni shumicën e borxheve që keni dhe do të kurseni për një ditë të ligë.