Megi Pojani, një nga protagonistet e “Hostel by Anabel”, teksa fliste për eksperiencën e saj të re si pjesë e jurisë në spektaklin “Jeho”, e ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm u ndal edhe te sezoni i tretë i Hostelit, premiera e të cilit është më 23 mars.
Megi theksoi se sezoni i tretë “është një formë tjetër reality-show”.
“Është një formë tjetër e reality show-t që kemi bërë deri tani dhe mendoj që ka për të qenë shumë interesant. Ka shumë nga të gjithë ne.”
Në vijim, ajo shtoi se “të gjithë japin gjëra nga vetja” dhe ky sezon është diçka “që lidhet me përditshmërinë e të gjithëve”.
“Të gjithë japim gjëra nga vetja, që lidhen me përditshmërinë tonë, me jetën tonë. Nuk është diçka me skenar, nuk është film, nuk është serial: Jemi ne dhe jeta jonë. Ka një linjë veprimi dhe gjërat përgjithësisht janë pa skenar; është e gjitha spontane.”
Në fund të dhjetorit, producentja dhe skenaristja Dalina Buzi zbuloi se sezoni i tretë i “Hostel by Anabel” do të quhet “Si n’jetë”. Titulli u frymëzua nga batuta e famshme e nëntë viteve më parë në “Apartamentin 2XL”, ku Gentian Zenelaj i përsëriste vazhdimisht Elvana Gjatës, e ftuar speciale në progamin e humorit, “të aktronte si n’jetë”.
"Ky sezon vjen krejt ndryshe. Eshtë një format që nuk është bërë më herët në Shqipëri. Gocat do të vijnë në një reality show, alla Kardashians, por s'ka asnjë lidhje me to. Në fakt gocat tona janë më të shkathta se motrat Kardashian!" u shpreh Dalina në një intervistë me Sonila Meçon në “Tempora”.
Deri tani, dihet që do të jetë diçka inovative, me shumë humor si përherë dhe me shumë të vërteta, sjellë përmes një fryme që i shkon përshtat brezit të ri. Megin, Dean, Violën, Anën dhe Albertën i pret një aventurë e jashtëzakonshme. Krijuesja Dalina Buzi zbuloi në tetor se sezoni i tretë do të jetë “një reality show ku do të përzihet satira me realitetin".
View this post on Instagram