Thomas R. Frieden, mjek i sëmundjeve infektive dhe ish-drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u shpreh për mediat se “njerëzit mund të jenë të prekur nga koronavirusi edhe nëse nuk kanë simptoma”. Ai përfshiu këtu edhe fëmijët, te të cilët shkalla e prekjes nga Covid-19 është pothuajse e papërfillshme.
“Përhapja e virusit në më shumë se 89,000 njerëz në të gjithë botën ka qenë një situatë e jashtëzakonshme,” tha ai. “Asnjëherë më parë nuk kemi parë që një patogjen të ketë një përhapje të tillë globale.” Frieden sqaroi se mund të jetë e mundur që njerëzit, përfshirë këtu edhe fëmijët, të jenë bartës të fshehtë të virusit, edhe nëse nuk kanë simptoma.
Ai përmendi rastin e një 10-vjeçari, i cili ishte i pranishëm në epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit, Wuhan, Kinë. 10-vjeçari nuk shfaqi asnjë simptomë të virusit, por kur prindërit këmbëngulët që mjekët t’i bënin testin, rezultoi pozitiv.
“Fakti që fëmijët mund të infektohen, por nuk shfaqin simptoma, paraqet një sfidë për mjekët pediatër,” tha ai.
- Dezinfektues apo ujë dhe sapun: Çfarë është më efektiv kundër koronavirusit?
- A duhet t'i anullojmë udhëtimet prej koronavirusit?
- Zyrtarët e OBSH-së: ‘Bota mund ta shmangë më të keqen’
- Kontrolli për koronavirus: Testi ndaj qenushit rezulton pozitiv
- Përditësimet e fundit për koronavirusin: Sqaron Ministria e Shëndetësisë
- Ja ku do të ngrihen karantinat, nëse ka të infektuar nga koronavirusi