Mesa duket, s’ishim të vetmit që na ra në sy prezenca e tejzgjatur e Blendi Fevziut në Tiranë. Para se koronavirusi të trembte botën, gazetari nuk e shtynte dot më shumë se një javë në shtëpi. E premtja e gjente në Zelandën e Re, e hëna në mëngjes në Marok, e hëna në darkë në studion e “Opinion.”
Pikërisht prandaj u bë protagonist i memes më të famshme me temë koronavirusin. Njerëzit normalë qëndrojnë në shtëpi kur sëmuren, ndërkohë ata me koronavirus:
View this post on Instagram
Nëse jeni gati të thoni që s’bëhen shaka me këto gjëra, çfarë tjetër mund të bësh përveçse të lash duart dhe të shohësh anën pozitive.
Sidoqoftë, Blendi s’e ndoqi këshillën e memes. Pak ditë më parë ishte në Gjeorgji, që ka katër raste të konfirmuara me koronavirus. Ndoshta i hëngrën duart për të vënë një qytet përveç Tiranës si vendndodhje dhe e mori situatën në duar; i hipi avionit.
View this post on Instagram