Showbiz dhe TV

Klea Huta pozon me barkun e rrumbullakosur: ‘Mos vono të nxitosh shpirti im’

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2020

Klea Huta pozon me barkun e rrumbullakosur: ‘Mos vono të nxitosh

Në fillim të shkurtit, Klea Huta konfirmoi larg e larg shtatzëninë, mirëpo tani nuk ka më vend për dyshime. Në postimin e fundit në Instagram, ajo pozon e shtrirë në shtrat, ku duket barku i rrumbullakosur.

“Mos vono të nxitosh o shpirti im,” shkruan Klea, fotoja e të cilës është pjesë e ekspozitës “Portret Jete” nga fotografja Anjeza Dyrmishi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klea Huta • Alα • (@kleahuta) on

Klea dhe Elgiti nuk e kanë zbuluar ende gjininë e bebit, por disa detaje të mëparshme thonë shumë.

Zërat se Elgiti dhe Klea do të bëhen prindër filluan pak muaj më më parë. Dyshimi lindi në puntatën e “Shiko kush luan”, ku kamera fokusohej disa herë të barku i Kleas. Zërat u konfirmuan më pas edhe nga burime për Anabel.al.

Bashkë që prej 2017-s, ata i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni intime në shkretëtirën Agafay në Marrakesh, Marok. Ndonëse fotot u publikuan më 26 janar, është ende e paqartë se kur ndodhi ceremonia private.