Kledi Bahiti përflitet se është në një romancë (jo me Krusitën). Burime për Revistën Who bëjnë me dije se kompozitori është në një lidhje me moderatoren sportive në RTSH, Pejana Elezi.
Në disa foto të siguruara nga Revista Who, Pejana shihet në shoqërinë e një djaloshi, që fizikisht ngjason shumë me Kledin.
Përpos kësaj, në foton e profilit në Instagram ka një foto me Bahitin si edhe inicialin K në mbishkrimin e profilit.
Anabel.al u përpoq të kontaktonte me Kledin, por nuk morëm një përgjigje të menjëhershme.