Spitali Infektiv në Tiranë është kthyer tërësisht në karantinë.
BalkanËeb bën me dije se godina është boshatisur nga pacientët e tjerë dhe përkohësisht do të shërbejë si karantinë për trajtimin dhe monitorimin e të prekurve me Covid-19.
Policia vendosi shiritin e perimetrit rreth e rrotull spitalit. Familjarët dhe shoqëruesit e pacientëve nuk do të lejohet të qëndrojnë në spital, përveç rasteve kur kanë rekomandim nga Drejtoria Spitalore.
Për ata që do të paraqiten te Infektivi për konsulta po hapet një rrugë e re e improvizuar pasi sheshi po përdoret vetëm nga personeli.
Rruga përpara Spitalit Infektiv është spërkatur me ujë me klor si masë dezinfektuese.