Në këtë artikull gjeni gjithë përditësimet e fundit në lidhje me numrin e rasteve që kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19 dhe të tjera informacione.
Përditësuar më 21 mars, ora 11:30: Shkon në 76 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Dje u konfirman gjashtë raste të reja, 5 nga Tirana dhe një nga Fieri. 59% e të prekurve janë meshkuj dhe 41% femra. Shumicën e të prekurve e ka Tirana, me 55. Në Spitalin Infektiv ndodhen 37 pacientë të shtruar, 4 prej tyre në terapi intensive. Pjesa tjetër janë në gjendje të stabilizuar. Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ dhe pas testit konfirmues.
Përditësuar më 19 mars, ora 12:14: Nga 697 teste të kryera, 5 raste të reja kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të prekurëve në 64. Tre prej tyre janë shtetas italianë dhe 2 të tjerë 80 dhe 42-vjeç nga Kavaja.
Përditësuar më 18 mars, ora 12:42: Dr. Eugena Tomini, përgjegjësja e Departamentit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 60 persona të tjerë, 4 nga të cilët kanë rezultuar pozitivë. Numri i të prekurve me Covid-19 në vend shkon 59. Tirana ka 42 raste, Durrësi 5, Lushnja 2, Elbasani 2, Fieri 6 dhe Rrogozhina 2.
Përditësuar më 17 mars, ora 12:00: Identifikohen 4 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, duke e çuar numrin në 55. Ekspertja e ISHP-së Silva Bino tha sot se Tirana ka numrin më të madh me 38 raste, Fieri me 6, Durrësi me 5 raste. Të gjitha këto raste kanë pasur kontaktet e tyre që janë gjurmuar, vetëizoluar dhe po monitorohen. Në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 25 raste, 3 prej tyre në kujdes intensiv.
Përditësuar më 16 mars, pra 16:11: “Në total janë kryer 563 të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 51 raste,” dha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. “Në terapi intensive janë 3 qytetarë, prej të cilëve 1 prej tyre është në respiracion të drejtuar, ndërsa gjendja e të tjerëve paraqitet e mirë, e stabilizuar deri në këto momente.”
Informacion shtesë:
Përditësuar më 15 mars, pra 13:30: Ka shkuar në 42 numri i të prekurve nga Koronavirusi në vend. Në total janë kryer 532 analiza, nga të cilat 490 kanë rezultuar negative.
Informacion shtesë:
Përditësuar më 14 mars, ora 11:06: Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga Covid-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar pesë raste të reja. Deri më tani janë testuar 505 persona. Tiran ka 22 raste, Durrësi 5. Lushnja 2, Elbasani 2, Fieri 5, Rrogozhina 2. Dy prej të prekurve, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri janë në terapi intensive. 12 janë të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të stabilizuar.
Përditësuar më 13 mars, ora 11:30: "Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.
Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste,8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina) dhe 25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi. Nga rastet e konfirmuara pozitivë, në Tiranë janë 19 raste, në Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Lushnje 1 rast, Elbasan 2 raste, Fier 4 raste, Rrogozhinë 2 raste.
Përditësuar më 12 mars, ora 12:47: “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për Covid-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për Covid-19," tha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli.
5 prej të infektuarve ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 raste janë nga i identifikuari i parë me Covid-19). Rastet e tjera janë ato të një 31-vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, po me histori udhëtimi me Italinë. Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 rastet e tjera që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të mëdha.
Informacion shtesë:
Përditësuar më 11 mars, ora 20:01: Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi e numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri është 15. Dy rastet e fundit janë persona që kanë lidhje me pacientin zero. Deri më tani janë testuar 283 raste, por vetëm 15 kanë dalë pozitive.
Përditësuar më 11 mars, ora 12:50: ABC Neës dhe BalkanWeb raporton se një 73-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus. 73-vjeçarja thuhet se vuante nga sëmundje të tjera, si probleme me zemrën. Ajo qëndronte prej 7 ditësh në spitalin e Durrësit dhe më parë kishte qenë në Itali. Pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua, mjekët në Durrës tentuan ta nisnin me urgjencë në Tiranë, por situata ishte kritike ndaj u detyruan ta zbrisnin nga autoambulanca.
Përditësuar më 11 mars, ora 11:34: Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, u shpreh se ka shkuar në 12 numri i të infektuarve me Covid-19.
"Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetëizolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar te Infektivi në gjendje stabël, 1 në Durrës. 7 janë në vetëizolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet.”
Informacion shtesë:
- Kledi Kadiu i izoluar në shtëpi: ‘Mos përsërisni gabimin e Italisë’
- A mund të infektohesh me koronavirus nga shufrat dhe dorezat e autobusëve?
- Flet kreu i OBSH-së në Shqipëri: ‘Ka shumë rëndësi si veprojnë njerëzit’
- Nga lokalet te palestrat: Ambientet që do të mbyllen
- Prezantohet platforma e re: Ku duhet të regjistroheni për mësimin nga shtëpia
Përditësuar më 10 mars, ora 13:15: Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, u shpreh se 114 njerëz i janë nënshtruar analizave për Covid-19 dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 10. Dje në mbrëmje, u raportuan edhe 4 raste të tjera.
“Janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik 114 raste. Vetëm 10 janë pozitiv me këtë virus. Janë 2 rastet që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura me këta raste."
Një prej të prekurve ndodhet në Durrës, ndërkohë që një tjetër është një person i ardhur nga Milano. 6 personat e tjera i përkasin familjes së parë të prekur nga Covid-19.
Informacion shtesë:
- Covid-19 s’është aq i rrezikshëm sa mendoni
- Studimi i ri: Sa ditë duhen mesatarisht që të shfaqen simptomat e koronavirusit
- Ja si do të vijojë mësimi në kushtet e shtëpisë
- Ministria e Infrastrukturës sqaron ç’do të ndodhë me udhëtimet drejt Italisë dhe anasjelltas
- Shpjegimi i detajuar për mësimin e maturantëve në shtëpi
- Ja si do të vijojë mësimi në kushtet e shtëpisë