
Pas mbylljes së shkollave dhe çerdheve në vendin tonë, si pasojë e koronavirusit, vendimi i ri merret për prindërit që punojnë në administratë. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij tha sot (e martë) se duke nisur nga nesër(e mërkurë) njëri prej prindërve që punon në administratë do të rrijë në shtëpi të kujdeset për fëmijët.
Është e domosdoshme që të kufizojmë lëvizjet, që janë të domosdoshme, por jo jetike. Nuk mundet dot të shkojmë në club dhe t’ja sjellim koronën gjyshes së sëmurë apo gjyshit të moshuar. Nuk mundet dot që të shkojmë në palestër dhe t’ja sjellim sëmundjen bashkëshortes shtatzënë. Nuk është një luftë që do të zgjasë me vite. Nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpia një pjesë të administratës që bën punë zyre. Nga nesër nuk do të japim shërbime nëpër sportele për të gjitha aplikimet on-line. Nesër ky shërbim do të mbyllet, të gjitha shërbimet do jenë on-line. Shpresojmë që në disa javë kurba të përmirësohet. Për këtë arsye, të gjithë prindërve që kanë një fëmijë në moshën e çerdhes, kopshtit apo arsimit bazë dhe janë pjesë e administratës, do t’i japim ose i kemi dhënë lejen për të shkuar në shtëpi. Për të kufizuar kontaktet me të tjerët.
Nuk është gjë e pëlqyeshme që mund të na ndodhte ne. S’do të shkojnë pranë spitalit ata që kanë të sëmurë. Është gjendje ‘lufte’. Do doja të shkoja t’i përqafoja të gjithë, në radhë të parë ata që e kanë virusin. Do doja që të isha ditë natë për të çuar këtë mesazh, por armiku na ka vënë këtë kufi. Nëse unë bëj trimin, kthehem në vrasës. Duke ardhur dhe duke përqafuar të tjerët. Sa më shumë seriozisht e qetësisht të respektojmë këto kufizime, të vështira, të mërzitshme, aq më shumë secili prej nesh bëhet kontributor për ata që janë në vijën e parë të luftës. Nuk ka asnjë pengesë dhe ndalim për të gjitha mallrat. Eshtë ndërprerë transporti me Italinë nga ajri dhe deti, por nuk ka asnjë ndërprerje të importit dhe eksportit.”- u shpreh ai.
Deri në këto momente (10 mars/ora 05:03) konfirmohen vetëm 10 persona të infektuar nga koronavirus.
Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, deklaroi dje se mësimi do të zhvillohet në shtëpi në klasa virtuale. Në udhëzuesin e publikuar së fundmi, thuhet se qëllimi i mësimit në kushtet e shtëpisë “është që t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt.”
- Shpjegimi i detajuar për mësimin e maturantëve në shtëpi
- Ja si do të vijojë mësimi në kushtet e shtëpisë
- Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi
- Ministria e Infrastrukturës sqaron ç’do të ndodhë me udhëtimet drejt Italisë dhe anasjelltas
- Covid-19 s’është aq i rrezikshëm sa mendoni
- Studimi i ri: Sa ditë duhen mesatarisht që të shfaqen simptomat e koronavirusit
- Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronavirusi: Gjendja shëndetësore e stabilizuar
- Luftojnë koronavirusin, nga rakia, te hudhra dhe akullorja: Artikujt që duhet të injoroni!
- Spitali Infektiv kthehet në karantinë të mirëfilltë
- Sot, a janë të rrezikshëm thonjtë e gjatë?
- Pse gratë dhe fëmijët janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi
- Çfarë duhet të ndodhë në vendin tuaj të punës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit