Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, njoftoi se një pjesë e mësimit do të organizohet përmes Radio Televizionit Shqiptar. Që prej ditës së sotme, RTSH Shkollë do të transmetojë në orare të ndryshme leksionet për lëndë si matematika, kimia etj.
Mësimet mund t’i ndiqni në varësi të orarit të përcaktuar ose online në faqen e YouTube-it.