Çfarë po ndodh rreth nesh

Nga nesër, policia & ushtria në këmbë: Gjobë për ata që thyejnë vetë-karantinimin!

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2020

Nga nesër, policia & ushtria në këmbë: Gjobë

Situata në vend ka bërë që qeveria të forcojë masat e marra për të parandaluar përhapjen e gjerë të koronavirusit. Në deklaratën e fundit, Edi Rama njoftoi se të gjithë ata që thyejnë vetë-karantinimin do të gjobiten me një vlerë prej 5 mijë eurosh.

“Ruajna Zot nga ata që mund të na afrohen. Më ka pëlqyer shprehja e një miku që thoshte se frika krijon rrezikun. Rrezikut nuk i frikën kur ka arsye dhe të drejtë. Korona është njësoj si me humnerën, është njësoj si me zjarrin po u fute trimërisht, shumë kush nga ne e merr si të lehtë, luan me zjarrin dhe rrezikon realisht të bier në humnerë. Kjo nuk është kohë normale, por kohë lufte me një armik të padukshëm. E di se sa e rëndë është për të gjithë të mbylleni por është shumë e rëndësishme. Më duhet të marrim masa drastike, kush thyen vetë-karantinimin do të marrë 5 mijë euro gjobë."

Përpos kësaj, duke filluar që nesër (12 mars) do të vendosen postoblloqe të Policisë së Shtetit dhe Ushtrisë në të gjitha rrugët e Tiranës, për të kontrolluar makinat nëse ka persona të ardhur 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia.

Pak më parë, u shënua viktima e parë nga koronavirusi në vendin tonë. 73-vjeçarja nga Durrësi ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga ky virus. Deri më tani, numri i të infektuarëve ka mbërritur në 12.