Kryeministri Rama njoftoi se që nesër do të ndalohet transporti urban në Tiranë dhe Durrës. Në vend janë diagnostikuar 15 të infektuar me Covid-19 dhe një e moshuar ka humbur jetën.
“Jemi duke vlerësuar që nesër ose në ditët në vijim ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës sepse nuk jemi ne të parët që kemi sfidën të përballemi me epideminë [sic], kemi eksperiencë nga vendet e tjera. E kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë hap pas hapi. Ka shumë rëndësi se si e ndërton të gjithë sistemin mbrojtës,” tha Rama.
“Këto masa janë sistemi ynë mbrojtës. Ajo që ju ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në vende shpërthimi nuk merren përapra sepse nuk kanë vlerë, sjellin një dëm të jashtëzakonshëm për ekonominë.”
Në vend janë mbyllur të gjitha institucionet arsimore për një periudhë dy javore. Mësimi vijon në distancë përmes leksioneve që transmetohen në televizionin publik dhe rrjeteve sociale. Janë mbyllur zyrat e administratës, qindra lokale, restorante dhe diskoteka në Tiranë dhe Durrës; janë ndaluar grumbullimet e njerëzve dhe është detyruar vetizolimi i atyre që kthehen nga zonat me prekshmëri të lartë.
Për sa i përket institucioneve private ku ka përqëndrim të madh punonjësish, Rama tha:
“Askush nuk këshillon masa drastike. Ajo që këshillohet dhe kërkohet është krijimi i distancave të sigurisë aty ku punohet dhe krijimi i kushteve të thjeshta të mbrojtjes. Të gjithë duhet të jenë të pajisur me masa mbrojtëse. Ju takon sipërmarrjeve që të marrin të gjitha masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme, uljen e numrit, vendosjen e elementëve që ndihmojnë, si maskat, dorezat, detergjentë e kështu me rradhë.”
- OBSH shpall koronavirusin pandemi
- Tiranë & Durrës: Do të mbyllen TË GJITHA baret, restorantet dhe club-et!
- Nga nesër, policia & ushtria në këmbë: Gjobë për ata që thyejnë vetë-karantinimin!
- Si do të funksionojë mësimi përmes televizionit
- A mund të infektohesh me koronavirus nga shufrat dhe dorezat e autobusëve?
- 5 pyetjet më popullore rreth koronavirusit, marrin përgjigje
- Merret vendimi: Që nesër, një nga prindërit qëndron në shtëpi me fëmijët!
- Shkon në 15 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri