Presidenti amerikan Donald Trumpo njoftoi dje kufizimet e reja të udhëtimit në tentativë për të luftuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Në deklaratën për kamerat, ai tha se 26 shtete europiane nuk do të mund të udhëtojnë drejt Amerikës për 30 ditët e ardhshme. Trump shtoi se kufizimet “e ashpra, por të nevojshme” nuk aplikohen për Mbretërinë e Bashkuar, ku janë diagnostikuar 460 të prekur.
Në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 1135 raste të konfirmuara, nga të cilët 38 njerëz kanë humbur jetën.
Të gjithë ata që kanë qenë në zonën Schengen deri në 14 ditë para se të hyjnë në Amerikë, nuk do të lejohen. Kjo përjashton Irlandën, Bullgarinë, Kroacinë dhe Rumaninë, që janë pjesë të BE-së, por jo të zonës Schengen.
Burimi: BBC