Gjatë kontrolleve të policisë janë identifikuar të paktën 100 persona që kanë hyrë në Shqipëri së fundi nga Italia dhe vende të tjera të prekura dhe nuk janë vetizoluar.
Personat janë gjendur në Tiranë, Durrës, Fier dhe në Shkodër në kafene dhe maina. Ata u shoqëruan në shtëpi nga policia dhe u këshilluan të mos dalin.
Dje, kryeministri Rama tha se kush nuk do t’u bindet udhrave për t’u vetizoluar për 14 ditë do të gjobitet me 5 mijë euro.
Që dje, forcat policore speciale, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat” bashkë me patrullat ushtarake, kanë ngritur 70 pika kontrolli në 8 qytete për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Patrullat kontrollojnë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që së fundi kanë udhëtuar drejt vendeve të prekura nga koronavirusi.
Burimi: Top Channel