Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë për tre muaj pagesën e kësteve të kredive.
Sipas ABC News, vendimi është marrë pak më parë dhe parashikon kreditë për biznese dhe individë.
Këstet e kredive të tyre nuk do të falen, por pagesat do të shtyhen për tre muaj. Vendimi është marrë duke u konsultuar me bankat e nivelit të dytë. Pritet që vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të zbardhet gjatë ditës për të parë specifikat e tij.