Çfarë po ndodh rreth nesh

Mbyllen Call Center-at dhe kompanitë fason!

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2020

Mbyllen Call Center-at dhe kompanitë fason!

Qendrat e fasonerive dhe call center-at ishin dy prej shqetësimeve më të mëdha të qytetarëve gjatë ditëve të fundit. Duke parë situatën aktuale shanset për një përhapje të gjerë në ambiente kaq të populluara, bëri që qeveria të marrë të tjera masa. 

Kryeministri i vendit u shpreh se është vendosur mbyllja e tyre për të ngadalësuar dhe ndaluar përhapjen e koronavirusit.

”Dëshiroj të theksoj se kjo masë, për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë inspektime në kompani fason e call center që nesër do jenë të mbyllura si të tjerat. Janë të detyruara të respektojnë distancat teknike, nëse kur të rinisë aktivitetet do të konstatohet se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur veten, jo vetëm do mbyllen po do marrin përsipër çdo kosto të kësaj mbylljeje.”- tha Rama.

Fillimisht u tha se call center-at dhe kompanitë fason do të punojnë me staf të reduktuar dhe punonjësit do të mbajnë distancë të caktuar nga njëri tjetri, por pas inspektimeve të kryera do të mbyllen deri më 3 prill.