Çfarë po ndodh rreth nesh

Nga nesër: Kush mund ta përdorë transportin publik

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2020

Nga nesër: Kush mund ta përdorë transportin publik

Bashkia e Tiranës ka pezulluar transportin publik dhe duke filluar nga nesër (13 mars), vetëm një kategori e caktuar njerëzish do të mund të udhëtojnë me autobuz.

Veliaj sqaroi se urbanët do të shërbejnë vetëm për doktoret, infermierët dhe stafin mjekësor, të cilët janë në shërbim të njerëzve gjatë kësaj situate të shkaktuar nga pandemia botërore.

Kryebashkiaku u shpreh se çdo urban do të shoqërohet me një patrullë policie të cilët në vend të "fatorinos" do t'u kërkojnë njerëzve mjet identifikimi, për të shmangur abuzimin në lidhje me këtë shërbim të veçantë.

Përsa i përket autobuzave, ai siguroi se do të jenë mjaftueshëm të mëdhenj sa për të ruajtur distancën e nevojshme.

Një tjetër përjashtim do të bëhet për personat e sëmurë.