Si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht kufirin me Kosovën.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) duke filluar nga ORA 6:00 e 13 marsit, do të ndalohet hyrja në Shqipëri për të gjithë, përkatësisht për veturat nga Kosova.
“Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë apo ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ato të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri më 15 mars, ora 24:00,” shkruhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkohë, në vend është ndaluar qarkullimi i automjeteve personale dhe i transportit publik në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Përjashtohen nga urdhri autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione të shërbimit shtetëror dhe ato ë transportojnë mallra.