Çfarë po ndodh rreth nesh

Si është gjendja aktuale e të infektuarëve me koronavirus

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2020

Si është gjendja aktuale e të infektuarëve me koronavirus

Deri më tani, në vendin tonë janë konfirmuar 33 persona të prekur nga koronavirusi, por si raportohet gjendja e të infektuarëve?

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçoli tha se deri më tani gjendja e tre pacientëve të parë të prekur është përmirësuar ndjeshëm. Një pjesë e mirë e pacientëve, janë vetë-izoluar në shtëpi dhe kontrrollohen nga sistemi shëndetësor nëpërmjet mjekut të familjes.

Tetë pacientët e shtruar në spitalin infektiv në kryeqytet, janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. 25 të tjerët janë vetë-izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Asnjëri prej të infektuarëve deri më tani nuk ka shfaqur nevojën për t'ju nënshtruar trajtimit intensiv.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë, në Tiranë janë 19 raste, në Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Lushnje 1 rast, Elbasan 2 raste, Fier 4 raste, Rrogozhinë 2 raste.

Specialistja e Shëndetit Publik Silva Bino theksoi se po testohen vetëm ato raste që kanë nevojë të testohen dhe që paraqesin simptoma të virusit dhe jo çdo njeri që pretendon se është i prekur edhe pa patur shqetësime.