Referuar lajmërimit të kryeministrit Rama në rrjete sociale, perimetri Tiranë-Durrës do të mbyllet përsëri. “Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë a gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit,” shkruhet në postim.
“Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillmjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela në mesnatë deri të hënë në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!” lexohet më tej.
Sipas të gjitha gjasave, perimetri Tiranë-Durrës do të mbyllet përsëri.