Çfarë po ndodh rreth nesh

Shtrëngohen masat: Do të ndalohen shëtitjet nga liqeni dhe nëpër parqe

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2020

Shtrëngohen masat: Do të ndalohen shëtitjet nga liqeni dhe

Në një tjetër video mesazh, kryeministri Rama njoftoi se do të merren masa të tjera më të shtrënguara për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Momentalisht, në Shqipëri janë 38 të infektuar, dy prej tyre në gjendje të rëndë

“Mund ti mbajmë dritaret hapur për ajrosjen e të fikim kondicionerët. Po kjo nuk do të thotë të dalim xhiro, si dje apo sot, ku kishte mjaftueshëm njerëz për të cënuar rregullat, apo buzë liqenit në Shkodër ku mbrëmë ishte si kohë pushimesh. Nuk kemi kohë të vijojmë me sensibilizime, ndaj do ndalojmë frekuentimin në zonën e liqenit dhe në parqet rekreative. Sot kemi 38 të prekur, dy prej tyre një reanimacion,” tha ai.

“Më e keqja s‘ka ardhur akoma. Nuk dua t’ju fus frikën, por duhet t’ju informoj. Nuk ju them asgjë të pakonsultuar me ekspertët,”sqaroi kryeministri.

Masat ekstreme, si ndalimi i qarkullimit, mbyllja e lokaleve, restoranteve dhe bizneseve me numër të lartë punonjësish, janë marrë për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të eleminuar rrezikun e kolapsit të sistemit shëndetësor.