Çfarë po ndodh rreth nesh

Këshillat e shefit të Urgjencës: Si t'i trajtoni simptomat & kur duhet të telefononi

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2020

Këshillat e shefit të Urgjencës: Si t'i trajtoni simptomat

Duke qenë se përveç pandemisë botërore të koronavirusit, qarkullojnë edhe virozat e stinës, me simptoma që shpesh ngatërrohen me atë të virusit, drejtori i Urgjencës ka dhënë disa këshilla për qytetarët.

Këshillat e shefit të Urgjencës: Si t'i trajtoni simptomat

Përmes një videoja në Facebook, Skënder Brataj tregon me detaje çfarë ilaçesh, apo si duhet të trajtohen njerëzit e vetë izoluar që shfaqin simptoma të tilla si temperaturë, kollë, dhimbje fyti apo diare.

Nisur nga gjendja aktuale, e shkuara në spital nuk është zgjidhja më e mirë. Ai i këshillon qytetarët që të telefonojnë urgjencën në rast se temperatura rritet, kanë probleme me frymëmarrjen apo nëse kanë patur ndonjë histori me vendet e prekura.

"Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavorus, ose keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë. Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla. Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë.

Nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Nëse do të keni dhimbje fytit, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol apo brufen. Mund të përdorni edhe kompleks vitaminash. Lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.

Nëse do të keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun. Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta merrni nga mjeku i familjes. Nëse përkeqësohet merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital. Nëse do të keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke i mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi po rrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës.

Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë. Nëse do të keni diarre merrni loperamid, ose buskopan. Duhet të kujtoheni për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart as amë shpesh, përdor maskën nëse jen në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit. Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë”,- shprehet Brataj.

Përveç 127-ës, Drejtoria e Policisë Rrugore ka vënë në dispozicion dy numra të rinj ku qytetarët mund të kontaktojnë. Numrat janë aktivë prej orës 22:00 të ditës së djeshme dhe do të mund t’i telefononi deri në përfundim të situatës emergjente: 069 41 22 223 dhe 069 41 22 224