Çfarë po ndodh rreth nesh

Nga nesër, mund të shkoni me automjete në punë vetëm në këto orare

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2020

Nga nesër, mund të shkoni me automjete në punë vetëm

Qarkullimi i automjeteve do të jetë i lejuar vetëm për punonjësit që u duhet të shkojnë në punë, megjithatë sërish duke respektuar oraret. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri bëri me dije se, “Të gjithë ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik ose privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites”.

Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë i ndaluar rreptësisht jashtë fashave të lejuara për vajtje/ardhje në punë.

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit për tre vjet.