Duke filluar nga dita e sotme (e hënë, 16 mars) do të vendosen gjoba edhe për këmbësorët. “Duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18:00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,” shkroi kryeministri në Facebook.
Nesër ky vendim do të përfshihet në Aktin e ri Normativ. Gjobat do të vendosen në çdo orar të ditës për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura.
Në vijim të deklaratës, Rama tha se “mund ta shani sa të doni”, por “mos i diskutoni fare dhe aq më keq t’i thyeni”.