Përveç luftës kundër koronavirusit, njerëzit në të gjithë botën kanë nisur një tjetër "luftë". Atë të konsumit! Konsumatorët në ankth kanë boshatisur në nivele të frikshme supermarketet në një pjesë të mirë të Europës dhe jo vetëm.
Nga ana tjetër, në SHBA-ës, njerëzit kanë nisur një garën për blerjen e letrave higjenike, aq sa sherret mes tyre kanë përfunduar burim memesh për Instagram.
Në inbox-in e Anabel_Media ndjekës të shumtë na kanë dërguar pamje nga supermarketet pranë zonave ku banojnë. Shumica e rafteve është bosh!
1. Toronto, Kanada
2. Seattle, Washington
3. Madrid, Spanjë
4.Köln, Gjermani
5.Düsseldorf, Gjermani
6. Stuttgart, Gjermani
7.Boston, Massachusetts
8. Belgjikë
9. Francë
10. Suedi
Nga çfarë pamë më lart, njerëzit nëpër botë duken goxha më në ankth se shqiptarët. Deri më tani, rastet nëpër supermarketet tona janë plot edhe pse pazaret e këtyre ditëve nuk ngjajnë me ato të ditëve normale.