Shkolla & Karriera

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë kurrë më njësoj

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2020

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Mbyllja e shkollave si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, e turbulloi sërish sistemin arsimor në vend, i cili sapo kishte filluar të normalizohej paksa pas ngarkesës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Si zgjidhjen më të mirë të mundshme, Ministria e Arsimit prezantoi programin e mësimit online, që fillonte nga komunikimet në WhatsApp mes nxënësve dhe mësuesve e shkoi deri te mësimi në televizion dhe YouTube. Mësimi online ishte togfjalëshi që qarkullonte mes nxënësve të kapur në befasi, sidomos mes maturantëve, që vendosën në pikëpyetje zhvillimin e provimeve të maturës. Për sa kohë nuk ka një urdhër për shtyrjen dhe/ose përshtatjen e tyre referuar kushteve të zhvillimit të mësimit, maturantët kanë ngritur shqetësimin dhe shkojnë deri aty sa kërkojnë edhe përsëritjen e vitit sepse nuk ndihen gati. E thënë e gjitha kjo për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtet me mësimin online.

Në inbox-in e @Anabel_Media në Intagram, disa maturantë shkruan: “Duke marrë parasysh që orët e mësimit nuk janë si duhet të ishin, mendojmë se duhet të përsëritet ky vit akademik dhe jo sepse nxënësit përtojnë ta zhvillojnë mësimin online, por sepse nuk po marrim asgjë. Askush nuk ka qejf të përsërisë një vit nga e para, por kjo gjë është kthyer në zgjidhje, jo në zgjedhje.”

Nxënësit theksojnë se mësimi i tyre po has vështirësi, pasi lëndët nuk mund të mësohen online. Disa argumente të tyre po i rendisim në vijim:

1. “Unë jam nxënëse shumë e mirë dhe më beso që këto ditë po rraskapitem më shumë se kurdo. Mësimi online është deri-diku efektiv, por aspak zgjidhje në këtë situatë. Mendoni ju se matematika, fizika, kimia mësohet online? Apo letërsia që mësuesja na e zhvillon në WhatsApp? Po ditën kur unë nuk kisha internet, çfarë u bë? Po ata që nuk kanë internet, çfarë bëjnë?”

2. “90% e mësuesve nuk dinë të përdorin asnjë platformë, nuk dinë Google Classroom, asgjë. Përsa i përket asaj platformës te RTSH, janë komplet mësime të ndryshme, sepse duke qenë se arsimi shqiptar fut 100 metoda në shkolla të ndryshme, kurrsesi nuk mund të jetë në një mësim.”

3. “Ato që jepen në televizion janë shumë pak, mësuesit kërkojnë më shumë. Mësimi nëpër grupe WhatsApp është i tillë që japin detyra dhe kërkojnë zgjidhje, ndërkohë që nxënësi nuk ka dëgjuar shpjegimin. Mund të funksionojë për disa lëndë, por jo për të gjitha.”

Në këtë problematikë, nuk janë vetëm nxënësit ata që ankohen, por edhe mësuesit. Disa prej tyre, të cilët shkruan në inbox-in e Revista Anabel në Facebook, thanë se nxënësit kanë mangësi në pajisje dhe një gjë e tillë sjell ngarkesë.

Natyrshëm lind pyetja pse pati kaq shumë vështirësi. A nuk jemi në 2020-n dhe supozohet që mësimi online të ishte lehtësisht i menaxhueshëm nga nxënësit dhe mësuesit, sigurisht përmes politikave të Ministrisë së Arsimit?

Teorikisht po, praktikisht jo.

Nëse në botë Google Classroom ekziston që prej 2014-s dhe nxënësit shqiptarë e shkarkuan për herë të parë në 2020-n, do të thotë se nuk janë të njohur me të tilla praktika dhe me mësimin online. Shumica e leksioneve lihen nëpër fotokopje ose nxënësit/studentët detyrohen t’i mbajnë shënim. Shpërndarja e tyre virtuale nuk është një metodë e sistemit arsimor shqiptar. Teknologjia, me gjithë strategjitë për ta bërë pjesë të arsimit, nuk është një element i fortë i mësimdhënies. Kur i referohemi teknologjisë nuk e kemi fjalën për prezantimin e projekteve me video-projektor, por përfshirjen e “mësimdhënies virtuale” si një praktikë përbërëse e mësimdhënies në përgjithësi. Gjithë kjo “gjullurdi” duket se kapi të papërgatitur jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit.

Sigurisht që situata nuk është kaq “e errët” sa mund të tingëllojë. Mësimi nga shtëia është një praktikë që ka vërtetuar se është i frytshëm në shumë sisteme arsimore. “Unë jam brez që i mbijetova ’97-s dhe askush nuk doli keq,” shkruan dikush për mësimin nga shtëpia. “Mësimi online bëhet në të gjithë rruzullin. Kjo kërkon hartim të mirë të materialeve pedagogjike dhe nxënës/studentë duhet të përshtaten, si në të gjithë botën. Kam bërë temë doktorature në Estoni për këtë dhe shteti duhet të disponojë pajisje dixhitale,” shton një tjetër. “Këtu në Gjermani nxënësit mësojnë vetë nga shtëpia. Vëllai im merr detyrat në email nga ora 09:00-14:00, d.m.th sikur të ishte në shkollë. Këtu, 80% të mësimit e bëjnë vetë nxënësit.”

Nisma e Ministrisë së Arsimit është padyshim më e mira e mundshme në një situatë të tillë, që i gjeti të gjithë të papërgatitur, megjithëse e-learning duhet të ishte pothuajse i njohur. Sidoqoftë, çfarë del në pah është fakti që “mësimdhënia me në qendër nxënësin” nuk është fort e përhapur në sistemin tonë arsimor, pavarësisht se është një metodologji mbi bazën e të cilës ngrihet kurrikula. Mësimdhënia me në qendër nxënësin nënkupton që është nxënësi ai që drejton mësimin, ndërsa mësuesi thjesht orienton. Pra, nxënësi në qendër dhe mësuesi që “vëzhgon” në periferi. Ndërkohë që tradicionalisht, është mësuesi ai që drejton mësimin në qendër, gjë që krijon një lloj “varësie” nxënës-mësues. E thënë me fjalë të tjera, nëse nuk e shpjegon mësuesi, nxënësi nuk e kupton.

Megjithatë, siç e thamë, situata nuk është kaq e “errët”, ose të paktën jo aq sa lind nevoja për shtyrjen e provimeve të lirimit/maturës, aq më pak anullimin e vitit shkollor. Mirëpo nga ana tjetër duhet të shtojmë se ndoshta është e rëndësishme përshtatja e provimeve referuar situatës së tanishme. Është një moment i koklavitur, për të cilin duhet të besojmë se do të gjejë zgjidhje më vonë. Pas koronavirusit, pas njohjes me Google Classroom dhe të tjera mjete të efektshme të mësimit online, arsimi në Shqipëri s’do të jetë më njësoj. S’duhet të jetë.

Komente:

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë

Pas koronavirusit, arsimi në Shqipëri s’do të jetë