
Letra 1
Historia qe une do tu tregoj femijeve te mi eshte historia e mamase se tyre.do tu tregoj se si e njoha nga te afermit e mi kur une beja shkollen ne Amerike. Ata kembngulnin tme gjenin nje nuse qe te mblidhnin mendjen qe sdo lidhesha e tu sillja ne shtepi ndonje te huaj. Ndersa ate sic mora vesh me vone e detyronte babai qe donte t'ja gjente burrin vete dhe une isha nje kandidat i mire: cun me shkolle, me familje te mire e ekonomi te qendryeshme e pa vese. Qe te dy e urrenim njeri-tjetrin pa u njohur sepse ishim per njeri-tjetrin personi qe po e detyronte familja ta njihte. Ate dite u nisa te restoranti ku do takoheshim familjarisht me pertese e me idene ta hiqja qafe sa me shpejt kete takim qe pastah tu thoja JO! POR sapo pashe fytyren e saj te imet e te embel, u marrosa komplet! Ishte gjeja me e bukur qe kisha pare! Sa here levizte e bente ndonje veprim une e imagjinoja ne shtepine time si gruan time. Po, qe diten e pare e deshirova ta kisha per grua. Ajo qe nisi si nje shkuesi e dale mode, u kthye ne dashuri me shikim te pare per te dy. Do tu tregoj femijve te mi te gjitha historite e bukura qe jetuam dhe do jetojme se mami eshte me ne dhe na sheh nga qielli cdo moment. I kam premtuar se kurre nuk do fus ne shtepine tone prane femijeve tane nje te huaj sidoqe te vij jeta dhe kam femijet deshmitar qe nuk do e bej. Falemnderit revista Anabel qe na mundeson te ndajme historite e jetes sone dhe suksese te metejshme. D
Letra 2
Prsh anabel .m plq shum faqja jote.!historia qe do tregoj un esht ajo e dashuris time te par qe perfundoi shum keq..ai esht kushuriri i shoqes time para 4 vjetesh filloi t me ngacmonte filluam te flasim nje nat me mer n tel kish mar vesh qe isha vetem n shpi dhe me tha te dilja ta takoja un sdola i cmenduri u fut nga dritarja hahaha sa km qeshur o zot ate dit rash n dashuri me te qendruam bashk dhe nga ora 3 iku.un jetoja ne gr ai ne shqiperi kshu qe lidhja qe shum e veshtire un e doja shum anabel se di nese ai me donte...un e km kapur 2 her me tjeter dhe te dy heret ai me bindi dhe e fala se di pse e doja shum po sa her e km ndar ai bente te pamunduren te kthehesha prap...e doja aq shum dhe isha aq budallaqe qe e pranova dhe e fala ..ai vazhdon akoma te kthehem ndersa un km gjet dike tjeter qe e dua dhe me do..un dua t bej nj vajz dh nj djal ..kete histori do tua them se dua qe vajza mos ti ul kur vlerat e saj per nje bur dhe cuni te mesoj te sillet mire me gocat qe mos te humbas dike qe e donte shum...anonim te lutem..flm po e postove
Letra 3
Tema e sotme me frymezon se tepermi sepse me kujton nje njeri sh te dashur. E dashur Anabel ,femijve te mi do tju flas per gjyshem time te embel. Sa shume me merr malli per te e do doja te ishte akoma mbi kete toke. Mgjth e di qe me mbron nga qielli. Do tju tregoj femijve te mi se sa me fat kam qene qe e njojta. Ajo mbante arome biskotash dhe revani cdo feste . Me duart e saj te buta me krihte floket e gjate cdo behar qe kaloj prane saj . Pikerisht ajo me mesoj si ti thurrja gershet per here te pare ,se si mesoj te lidhja lidhset e kepucve si veshet e lepurushit me thonte. Ajo me tregonte histori ,me mbante gjalle kuriozitetin edhe tashe isha nje adoleshente. Me rrefente kur ajo ishte e re, kur njohu gjyshin e madje dhe per fustanin e saj te nuseris te qepur sipas nje modeli ne revistat franceze ne kohen e mbretit Zog . Nepermjet rrefimeve te saj mund te them qe njoha edhe nenen e saj . Sa here e permendet e kujtoj me syte e mbushur me lot . I qepte rrobat vete dhe nxirrte modele nga kataloge te ndryshe. Kishte pasion , atehere ne te gjithe e quanim qesharak, koleksionimin e pullave te madhesive e ngjyrave te ndryshe . Per mos te fol pastaj per punen e dores , per qendismat,bizat dhe pune kryqin. Jakat e mia te bardha te grykseve ishin cdo vit me qendisje te reja. Me insistimin e saj i mesova edhe une . Kur isha 5-6vjec i thoja gjithmon se shtepija e saj ngjante si muze e ajo buzeqeshte . Ishte sh krenare per kete . Oh por me teper do ju tregoj femijve te mi sa shume dashuri pa kushte me ka falur e sa shume do doja ti ngjaja . Cdo dite e kujtoj me nje gatim ,me fjale dhe ne cdo send te trasheguar ne shtepizen time ....
Letra 4
historia qe do tu trergoj femijeve dhe niperve te mi do jete historia jone e dashurise sime e njeriut qe me zbukuron jeten ditet momentet . ishte dite prilli e bukur dhe takimi i pare me te u finalizua me nje shtrengim duarsh, dy fjale, fytyra te skuqura dhe nje ikje ne drejtime te ndryshme . bisedat ne rrjetin social fb nuk kishin te mbaruar e gdhinim bashke duke bere muhabet ishim bere shoke te mire . takimet tona te rastesishme neper qytet shoqeroheshin me pak turp , i ndjeja shikimet e tij por nuk kishin ndonje reaksion me teper pervec ndjenjes se turpit kur faqet me beheshin flake . perpara meje kisha nje rruge te gjate do ikja nga qyteti ku u rrita drejt kryeqytetit per te ndjekur endrrat e mia .. ai vazhdonte shkollen ne tr per pasionet e tij me te medha kitaren dhe pianon dhe shpeshehere akoheshim . ishte dhjetor dhe ne fb me vjen nje mesazh nje mesazh nga ai qe me bente te skuqesha nga veshtrimet e tij ishte nje dekklarate dashurie , see di pse por u merzita nuk doja thoja gjithmone qe nuk e pelqeja dhe nuk i fola per disa muaj rresht. pastaj un demtova kemben dhe ai e mori vesh ngqe kishim shoqeri te perbashket pas disa kohesh filluam te dilnim se di cfare ndjeja per te di vetem qe kishte filluar te me merrte malli per te . Ai isht ka i mire nje djale punetor qe gjithcka e kish arritur me pune . ne vere kalonte para shtepise dhe nje sms vinte gjithmone dil pak ne ballkon te t shoh dhe kshu pak nga pak sa vija dhe e doja . muajt kalonin dhe ne nentor te vitit 2013 me erdhi nje propozim magjik nga ai dashuria ime njeriu qe me keshillon qe me kupton ai qe do e dua gjithmone sepse eshte njeriu qe me zbukuron diten me nje poezi e nje mesazh dhe me nje irmengjesi qe eshte gjithmone e vecante ... ne nje bllok ndodhen poezite qe ai me dergon poezite qe i ruaj me shume fanatizem jane ato shkrime q femijet tane dhe niperit do i lexojne dhe do kuptojne se sa magjike eshte dashuria .. se sa magjike do mbesim ne edhe kur te thinjemi dhe kur te jemi me shkop dhe te shetisim rrugeve te qytetit duke u mbajtur tek njeri tjetri perseri dita do hapet dhe mbyllet me nje puthje
Letra 5
Pershendetje Anabel dhe miq lexues! Mosha ime tejet e re,nuk me lejon te kem ende nje histori per te treguar,por ajo qe di me siguri eshte se do te kete nje fund te lumtur! Ndoshta mund t'ju tregoj historine e dashurise se dy gjysherve te mi (stergjysherve te tyre),e cila eshte me e bukur se Hirushja. Ndoshta do t'ju tregoj se si njeriu per dicka qe vertet do, ben dhe sakrifica,sakrifica te atij lloji qe nuk te lejojne te shkelesh me kembe veten dhe dinjitetin! Por duke mare parasysh se si do te ndryshojne kohet,do i tregoj niperve te mi se si gjyshja ka vazhduar shkollen dhe ngrohej me kaldaje ne auditor! Se kishim libra te krijuar me flete qe griseshin dhe shkruanim me stilolapsa! Do ju tregoj se kompjuteri im model i vjeter nuk krahesohej me teknologjine e tyre! Trend i kohes ishin i-phone,selfie,belfie dhe buzet e fryra! Do ju tregoj se ne te pakten vishnim pak rroba dhe minifundet i mbanim rreze kofsheve ,ndersa njerzit ''e famshem'' te kohes si Bleona,perdornin edhe rrjeta (ndoshta ata dhe mund ta kene te veshire perkufizimin e rrjetes ). Do ju tregoj se ne kohen time kishim i-pad. Sa per familjen,aaaa nuk dinim ne,vetem burri,gruaja ,femijet dhe tek tuk nje ose dy dashnore! Do ju them se ne kohen e gjyshes se tyre,nuk kishte kaq shume martesa gay,se si lejonte shoqeria dhe ata do te me quajne te prapambetur! Ndoshta do te qeshin me mentalitetin tim dhe do thone se jam e vjeter ne moshe. Do ju duket shume cudi,e teksa therrasin ndonje robot tju fshije therrimet e biskotave,gjyshja do kujtoje se i fshinte vete me fshese me korent ose me fshesat pa korent nga ato te bera me dore! E ata do cuditen,mahniten ose do me thone ''sa keni vuajtur o nen!'' ... Pastaj gjyshja me buzen ne gaz do ju thote se ekzistonte nje reviste asokohe,ne nje rrjet facebook ku njerzit e shkrete qanin hallet dhe komentonin,me emrin Anabel,ku gjyshja shkruajti nje leter per ta! Ata do kerkojne natyrisht nje kopje ta shohin,por une nuk e di sa gjate do me shkoje ky cel dhe screenshot-i qe do i bej kur ju ta publikoni! Mbremje te bukur! - Anonim ju lutem!
Letra 6
Anabel, historia qe do tua tregoj femijeve dhe niperve eshte e bukur, ose te pakten keshtu me pelqen te mendoj. Jam rritur ne nje familje me probleme te shumta , ku prinderit ziheshin dhe shume nete i kaloja duke qare poshte jastikut. Kam pasur vetvleresim zero per veten, madje me dukej vetja njeriu me i shemtuar ne bote; kam tentuar edhe te vetevritem por pa sukses. nuk kam pasur shume miq rreth vetes, sepse i largoja te gjithe. zerat e brendshem me conin drejt emocioneve te papershkrueshem; kam bere gjera te tmerrshme , madje per shume kohe jeta ime ka qene si nje labirint pa rrugedalje. Nuk e kisha gjetur arsyen pse jetoja dhe cdo gje me dukej pa kuptim, e pashprese. Ndihesha e paplotsuar dhe aspak e lumtur; nje njeri i zymte dhe i udhehequr nga zerat negative fshehur thelle brenda subkoshiences sime. Por gjithcka ndryshoi kur u njoha me Zotin, kur e kuptova se sa shume me donte dhe qe kishte nje plan te mrekullueshem ne jeten time. Ndryshova rruge dhe fillova te doja jeten per here te pare pas shume vitesh; fillva te vleresoja gjerat e vogla qe kisha por qe me benin te lumtur. Harrova cdo episod negativ duke njohur shpetimtarin tim, edhe pse qe shume e veshtire. Dua ti tregoj femijeve te mi se mund te jetohet me ane te dashurise e besimit dhe medoemos tu percjell atyre mesazhin e paqes. mendo dhe reflekto; ZOTI TE DO edhe ty