Prej disa javësh, i gjithë vendi është izoluar në shtëpi, një pjesë e mirë nuk punojnë dhe ata që punojnë, me shumë mundësi nuk dalin nga shtëpia. Programet televizive janë urdhëruar të mos kenë më shumë se dy njerëz në skenë/studio, që i ka bërë programet të përdorin videotelefonatat për t’u lidhur me të ftuarit e tjerë. Duke qenë se i nxorrëm fundin Netflix-it, sezoni i tretë i “Hostel by Anabel: Si n’jetë” erdhi fiks në momentin e duhur.
Siç tha dhe një komentuese, “Mezi e prisnim sezonin e ri, sidomos tani që jemi izoluar në shtëpi me patatina dhe verë të kuqe.” Inbox-i i @anabel_media në Instagram u mbush me mesazhe falenderimi të fansave që më në fund po ndiqnin sezonin e ri. Qindra e qindra foto e video të ndjekësve, qindra mesazhe të shkëmbyera me miqtë, familjarët apo të dashurit për t'i lajmëruar për premierën, në rast se e kishin harruar. Nuk po i publikojmë të gjitha këtu se s'do i shkonit dot deri në fund, por reagimet e njerëzve i gjeni lehtësisht në Instagram.
Premiera ishte e ndarë në dy pjesë: para se protagonistet të merrnin vesh se ky sezon do të ishte reality dhe pas. Në majën e tij, transmetimi live në YouTube arriti 18 mijë shikues, që sipas ekspertëve të fushës, është shifra më e lartë e shikueshmërisë në Shqipëri. Ndërsa, para se të niste, 3000 veta prisnin me padurim të numërim mbrapsh. Asnjë prej tyre nuk ishte i përgatitur për kthesën që morën ngjarjet drejt fundit.
Episodi i parë – i cili për arsye teknike u ngarkua disa herë në YouTube – grumbulloi më shumë se 130 mijë shikime nga fansat e vjetër dhe ata të rinjtë të formulës që vjen për herë të parë në Shqipëri. “Shumë këndshëm fryma me të cilën është bërë ky reality, shumë perëndimor,” tha një komentues.
Nëse fundi i episodit ju duk intrigant atyre që e ndoqën, episodi i dytë është një rrjetë merimange. “Hostel by Anabel: Si n’jetë,” si shumë programe të tjerë, bëhet më i mirë me kalimin e kohës dhe nga episodi në episod. Por, për të shijuar të mëvonshmit, duhet të ndiqni të parët.
Pati dhe shikues për të cilët një emision reality ishte diçka e panjohur dhe dhe u shprehën se premiera iu duk e inskenuar apo e shtirur. Por jemi të bindur që në vijim, edhe ata do të fiksohen dhe mezi do të presin të hënën.
“Hostel by Anabel: Si n’jetë" transmetohet çdo të hënë, në 21:00 në kanalin tonë në YouTube.