Bota

Viruse në laborator! Dokumentari i 2015-s shokon njerëzit: Si qëndron e vërteta?

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2020

Viruse në laborator! Dokumentari i 2015-s shokon njerëzit: Si

Prej pak ditësh, nëpër rrjete sociale, sidomos ato italiane, qarkullon një video e transmetuar në nëntor të vitit 2015 nga Tgr Leonardo, një buletin lajmesh dhe dokumentarësh kushtuar shkencës i prodhuar nga Rai. Në video, pohohet se shkencëtarët kinezë po studiojnë një virus që shkakton sëmundje pulmonare duke marrë në studim minjtë dhe lakuriqët e natës.

“Një grup studiuesish kinezë,” tha Tgr Leonardo, “shartuan një proteinë sipërfaqësore të marrë nga një lakuriq nate me një virus që shkakton Sars që vjen nga minjtë” për të parë se "çfarë ndikimi mund të ketë te njerëzit”.

Videoja po interpretohet si një provë e mundshme që virusi Sars-Cov-2, i cili shkakton sëmundjen Covid-19, është prodhuar në laboratorë nga shkencëtarët kinezë. Sipas kësaj hipoteze, Kina e ka konceptuar Sars-Cov-2 si një armë biologjike dhe është shkaktare e pandemisë aktuale.

Në mes të kësaj pandemie, virusi ka marrë në të vërtetë edhe një qasje politike. Donald Trump i referohet gjithnjë si “virusi kinez”, që është parë si përpjekje për të akuzuar Kinën, ndërkohë që në Kinë nga ana tjetër në disa raste virusi shihet si i prodhuar nga Amerika. Ish-ministri i Brendshëm në Itali, Matteo Salvini, e postoi videon në rrjete sociale duke shkruar se “koronavirusi u prodhua në një laborator kinez”.

Ajo që e bën të dyshimtë dokumentarin është fakti që nga organet prestigjioze të shëndetësisë nuk janë përmendur minjtë si shkaktarë të Covid-19. Në disa raste u tha se mund të ishin pangolinët shkaktarë, por një gjë e tillë u mohua. Lakuriqi i natës është një mundësi, mirëpo ende po studiohet origjina e koronavirusit.

Sidoqoftë, komuniteti shkencor e mohon me forcë një mendim të tillë dhe thekson se Sars-Cov-2 nuk u krijua në laborator. Të gjitha grupet mjekësore ndërkombëtare ndajnë të njëjtin mendim.

Virologu më i famshëm në Itali, Roberto Burioni, tha se “është e pakuptimtë që lajmet për koronavirusin të shkojnë drejt eksperimentit laboratorik”. “Mos u shqetësoni, është 100% natyral për fat të keq,” shkroi ai në Twitter.

Burimi: Corriere della Sera