Top List

20+ ide nga Anabel për një vetë-izolim sa më të thjeshtë

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2020

20+ ide nga Anabel për një vetë-izolim sa më të

Një javë të mbyllur në shtëpi nuk është e lehtë. Dy javë të mbyllur në shtëpi është e vështirë. Në javën e tretë situata nis edhe vështirësohet, por tani më shumë se kurrë duhet që të mos dorëzohemi. Distancimi social është me rëndësi të veçantë për të mos përhapur më shumë Covid-19. Që dita në shtëpi të mos kthehet në stres, kemi përgatitur listën në vijim, e cila vjen e shoqëruar edhe me artikuj të tjerë plotësues.

20+ ide nga Anabel për një vetë-izolim sa më të

- Çohuni herët dhe vendosni të bëni diça ndryshe, çdo ditë. Konsiderojeni si një formë projekti. Keni kohë të palosni rrobat e dimrit dhe të nxirrni garderobën e pranverës/verës. Moti do të ngrohet, kështu që shfrytëzoni kohën e lirë. Një ditë tjetër mund të ndryshoni mobiljet e shtëpisë. Një ditë tjetër mund të sistemoni dhomën, të shtoni detaje kreative dhe t’i jepni tjetër pamje.

- Bëni diçka ndryshe në aspektin estetik. Mund të lyeni flokët, të depiloheni, të bëni thonjtë. Mund të përgatisni maska në shtëpi.

- Një tjetër mundësi e mirë për të shfrytëzuar për mirë kohën janë kurset online: kurs ëmbëlsirash, qëndisjeje, makeup, kurse finance. Pra, kushtojini të paktën një orë një gjëje të re që doni të mësoni.

- Nëse punoni nga shtëpia, sigurohuni të keni një ambient të këndshëm pune. Mos punoni me pizhama. Bindeni trurin që jeta vazhdon si normalisht. Mundësisht vendosni edhe makeup.

- Çdo katër orë, sfidoni veten duke mos prekur celularin për të paktën një orë. Gjatë 60 minutave lexoni një libër. Mund të jetë letërsi, libra biznesi ose çfarëdo libri që është në interesin tuaj.

- Pini ujë, shumë ujë. Të paktën 1.5-2 litra çdo ditë.

- Ushtrohuni në shtëpi, meditoni, bëni yoga.

- Mos pini cigare ose pini sa më rrallë. Vetëm në ballkon.

- Evitoni sheqerin. Ëmbëlsirat janë të mira, por mjaft. Mos e teproni. Vetëm fruta, perime dhe shumë vitamin C.

- Pastroni shtëpinë me muzikë klasike në sfond. Ju sigurojmë që do t’ju qetësojë.

- Lexoni sa më shumë për koronavirusin, por kujdes! Vetëm burime të sigurta. Informohuni për të ndryshimet dhe masat e fundit të ndërmarra nga qeveria.

- Filloni të mbani ditar.

- Provoni receta të reja.

- Bëni koktelje, por mos e teproni me alkoolin.

20+ ide nga Anabel për një vetë-izolim sa më të

- Qëndroni të sigurt, blini online. Pavarësisht situatës, porositë online në ViaAnabel dërgohen brenda 1-2 ditëve. Sidoqoftë, drejtohuni në Instagramin e ViaAnabel për t’u informuar mbi gjithçka, sidomos tani që e dimë të gjithë rëndësinë e riciklimit.

- Për fat të mirë, tani është e mundur që edhe ushqimet apo produktet e tjera të nevojshme t’i merrni online, si në Spar apo Aladini.al. Porositë nuk vonojnë dhe ju vijnë në adresën e shtëpisë.

- Porosisni vetëm online dhe sigurohuni të mbani distancën në momentin që merrni porositë.

20+ ide nga Anabel për një vetë-izolim sa më të

- Rregulloni albumin e fotove. Dërgoni foto të fëmijërisë kushërinjve apo të afërmve. Bisedoni dhe shkoni mbrapa në kohë në fëmijëri.

- Bëni quiz-et e Anabel.al, si ky me karantinën për shembull.

- Mos e paragjykoni TikTok; është antistres. Gjeni edhe VIP-at tashmë.

- Hapni një bisedë në WhatsApp, mundësisht me emra si “te lokali i lagjes”, “për kafe”, “në kafe” dhe bisedoni me miqtë. Caktoni një orar kafeje çdo ditë.

- Filma, shumë filma. Listat në Anabel.al ju vijnë në ndihmë. Nëse u keni nxjerrë fundin filmave, na shkruani në inbox se i përditësojmë. (Shënim: Shihni vetëm komedi e romancë, lërini filmat dramatikë për më vonë).

- Nisni një serial të ri, mundësisht me shumë sezone (The Office, How I Met Your Mother, Friends, Seinfeld).

- Luani.