Celebrity

Meghan Markle ka një punë të re

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2020

Meghan Markle ka një punë të re

Së shpejti, Meghan Markle do të përdorë zërin e saj për të dubluar dokumentarin e parë nga Disney, të titulluar “Elephants.” Kjo është puna e parë e Meghan që kur ajo dhe Princ Harry njoftuan se do të largohen nga jeta mbretërore dhe se do të jetojnë me hope në Amerikën e Veriut dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Para se të martohej me Harry-n, Meghan ishte një aktore e suksesshme, por iu desh të hiqte dorë prej karrierës për t’iu bashkuar familjes mbretërore. Skema për t’u punësuar në “Elephants” bluhej prej kohësh ama: Korrikun e kaluar, Harry i tha CEO-s së Disney, Bob Iger, se Meghan do të bënte një punë të shkëlqyer me ta.

Propozimi i tij ia vlejti, mesa duket. Sipas Variety, dokumentari ndjek jetën e një elefanti afrikan dhe të voglit të tij teksa emigrojnë bashkë me tufën përmes shkretëtirës Kalahari në Botsvanë.

Kjo mund të jetë puna e parë e kësaj natyre për Meghan, por jo e fundit. Në janar, kur çifti njoftoi se do të largoheshin nga familja mbretërore, shpjeguan se do të punonin për të qenë të pavarur financiarisht. Dhe Meghan s’ka kohë për të humbur: Që prej 1 prillit, çifti s’ka asnjë farë detyrimi ndaj mbretërisë dhe “Elephants” e ka premierën më 3 prill, në Disney Plus.

Burimi: The Cut