Dje mbrëma, Top Channel transmetoi punatën finale të “Top Talent” që ishte regjistruar para se dhjetëra njerëz në një dhomë të përbënin rrezik.
Në një moment, Ori Nebiaj u shfaq në skenë me dy tullumbace, një rozë dhe një bojëqielli, që i përdori për të pyetur jurinë në fati kishte dashur më shumë vajzat apo djemtë në këtë garë. Më pas, iu drejtua Jonida Vokshit dhe e pyeti drejtpërsëdrejti.
Jonida pranoi se është në pritje të një vajze. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, do të bëhen prindër për herë të parë.
Edhe lajmin e shtatzënisë Jonida e pranoi në skenën e “Top Talent.”
"Këtë edicion të Top Talent u mendua që të kishte katër persona, pa e ditur që do ishim pesë, sepse unë ndërkohë sa e kisha marrë vesh lajmin. Jemi pesë. Nëse mua do të më lejohet ta shfrytëzoj herë pas here kur të jemi dy me dy me vota..." tha ajo në shkurt.