Hostel by Anabel

Hostel by Anabel: Viola i dhuron Megit parfumin me erën më të tmerrshme në botë

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2020

Hostel by Anabel: Viola i dhuron Megit parfumin me erën më të

Siç mund ta keni parë, gjatë episodit të parë të “Hostel by Anabel: Si n’jetë”, Megi u (vetë)zgjodh lidere dhe me përgjegjësitë e një lidereje vendosi të organizonte një darkë Krishtlindjesh gjatë të cilës vajzat duhet t’i dhuronin njëra-tjetrës dhurata pak me spec.

Shën.red. Episodi i dytë i “Hostel by Anabel: Si n’jetë” është xhiruar para festave të fundvitit.

Dhurata e Violës, e cila mund të konsiderohet më e guximshmja në krahasim me vajzat e tjera, ishte një parfum…aspak i zakonshëm. Gjerësisht në internet njihet si Parfumi me Erën më të Tmerrshme në Botë, sepse është një përzierje e spermës, gjakut dhe djersës.

“Secretions Magnifiques” (Sekrecionet madhështore) është parfumi i çuditshëm nga Etat Libre d’Organge, i cilli fillimisht u kritikua ashpër, ndërsa së fundmi po blihet masivisht për shkak se njerëzit janë kuriozë për aromën, ndërkohë që të tjerë e blejnë sepse pasi e përziejnë me parfumë të tjerë. Në një intervistë për Vice, krijuesi i parfumit, Etienne de Swardt, shpjegoi procesin e frymëzimit për aromën e çuditshme. “Kur isha adoleshent, u shqetësova shumë për krizën e AIDS,” tha ai. “Secretions Magnifiques është i lidhur me vitet ’80. Mendova të bëj një parfum që të nuhaste njësoj si ajo kohë. E kam fjalën për atë kohë që shkonte sa te romantizmi aq edhe te pornografia, ku njerëzit humbisnin midis dëshirës dhe dhëshpërimit për seks.”

Parfumi thuhet se është projektuar për të nuhatur si seksi.

Nuk e dimë ende reagimin e Megit, por mezi po presim. Kokoshka?