Hostel by Anabel

Episodi i dytë i Hostel: Zënka që edhe u zgjidhën, edhe s’u zgjidhën

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2020

Episodi i dytë i Hostel: Zënka që edhe u zgjidhën, edhe

Në episodin e parë të “Hostel by Anabel: Si n’jetë” zënkat qenë le të themi minimaliste, mirëpo në episodin e dytë duket se situata u tensionua pak më tepër.

E gjitha nisi kur Dea Mishel, teksa po zgjidhte dekorin e shtëpisë ku do të jetonin vajzat, hasi Albertën dhe Ernestin që vendosën të "fusnin pak hundët" në punën e saj. Më pas, Ana, e braktisur në një moment që s’e priste, vendos të sqarohet me vajzat, saktësisht me Megin, të zgjedhur si lidere. Deri këtu, situata u duk e menaxhueshme, por Secret Santa kishte rezervuar një tjetër suprizë.

Gjatë darkës të organizuar me rastin e Krishtlindjes (shënim: episodi i dytë është xhiruar para festave të fundvitit), vajzat shpërndanë dhuratat me njëra-tjetrën, dhurata të cilat qenë të sikletshme, të guximshme, pse jo edhe të pamenduara mirë. Reagimet e sinqerta sollën më shumë tension. A u zgjidhën zënkat? Në fund po, ose të paktën kështu u duk.

Episodin e dytë, premiera e të cilit u pa live nga më shumë se 12,000 shikues, mund ta ndiqni në vijim.