Shoqëritë fasonë, kanë njoftuar së fundmi bllokimim e pagave për punonjësit e tyre për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.
Shoqata Kombëtare e Punëdhënsve "Proeksport Albania" i ka shkruar së fundmi një letër publike kryeministrit Rama, ku thuhet se pa kompania po pëson një ngërç të thellë dhe se janë para një situate ku nuk paguajnë dot punonjësit e tyre.
Nga ana tjetër, bankat ofrojnë kredi me interesa shumë të larta për pagat e punëtorëve.
Nisur nga kjo gjendje, eksportuesit janë shprehur se duhet të ndërpresin dhënien e pagesave për punonjësit deri në një njoftim të dytë.
"Ndodhemi në kushtet e pamundësisë për të vijuar pagesën e pagave të punonjësve, si për ndërmarrjet që punojnë, ashtu edhe për ato që janë në pamundësi të vijimësisë së kontratave.
Për të mos u dukur si paradoks, për pjesën e parë të ndërmarrjeve, ju sqarojmë se, edhe pse punojmë në kushtet të vështira, nuk kemi marrë dhe nuk shpresojmë të marrim asnjë pagesë nga kontraktorët, sepse pagesat janë shtyrë në kohë për shkak se tregu nuk siguron shitjen e produkteve tona për arsye të pandemisë globale."-shkruhet ndër të tjera në letrën drejtuar kryeministrit Rama.
Në vendin tonë janë 762 kompani të tilla dhe më shumë se 68,000 të punësuar, kryesisht vajza dhe gra.
Letrën e plotë mund ta lexoni këtu.