Shqipëria

Kur do të hapen shkollat, çerdhet, baret dhe restorantet

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2020

Kur do të hapen shkollat, çerdhet, baret dhe restorantet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, si mbylla e institucioneve arsimore dhe lokaleve, do të zbatohen deri në përfundim të epidemisë.

Sipas urdhrit të ri, bie poshtë data 3 prill. Gjitha grumbullimet masive, aktivitetet publike dhe jo publike nuk do të lejohen deri në përfundim të epidemisë.

Shkollat dhe institucionet arsimore do të vijojnë mësimin online. Asnjë aktivitet pulik dhe jopublik, në ambiente të hapura apo të mbyllura nuk do të lejohet. Klinikat dentare do të jenë të mbyllura edhe pas 3 prillit, ndërsa spitalet publike dhe jopublike nuk do të lejohen të kryejnë operacione kirurgjikale.