Shqipëria

64 mijë familje, dyfishin e ndihmës ekonomike: Si duhet vepruar

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2020

64 mijë familje, dyfishin e ndihmës ekonomike: Si duhet vepruar

Teksa informonte qytetarët në lidhje me shtyrjen pa afat të hapjes së shkollave, kopshteve dhe lokaleve, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se pagesat e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar do të vijojnë pa ndërprerje.

Sipas Manastirliut aplikimet për ndihmë do të kryhen në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Ndër të tjera, u shpreh se janë rreth 64 mijë familje që do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike përmes aplikimit online.

"Të gjithë familjet dhe individët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa pasur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online.

Sipas urdhrit që kam firmosur administratorët shoqërorë të njësive adminstrave janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike."

Përsa i përket personave me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e këtyre personave do të zhvillohen pasi vendi ta ketë kaluar gjendjen e fatkeqësisë natyrore.