Hostel by Anabel

Një listë me dhurata që s'duhet t'i bëni kurrë!

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2020

Një listë me dhurata që s'duhet t'i bëni

Seria e dytë e sezonit të tretë të "Hostel by Anabel"- "Si n'Jetë" nisi gjithë dinamizëm e tensione  mes vajzave. Gjithë këto ndjesi për faj të dhuratave aspak të zakonshme që Megi, Viola, Dea, Ana dhe Alberta i dhuruan njëra- tjetrës gjatë darkës së Krishtlindjeve.

Shën.red. Episodi i dytë i “Hostel by Anabel: Si n’jetë” është xhiruar para festave të fundvitit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on

Viola përshembull i dhuroi Megit parfumin që njihet si "Parfumi me Erën më të Tmerrshme në Botë" sepse është një përzierje e spermës, gjakut dhe djersës. Aspak ide e mirë për t'ja dhuruar një shoqeje nëse doni paqe me të, por shumë e guximshme dhe interesante nëse po kërkonit për një shkëndijë debati. Në listën e dhuratave që ~s'duhet t'ja bëni kurrë~ dikujt që e njihni mirë bëjnë pjesë edhe syzet që Ana i dhuroi Violës. Viola s'mban kurrë syze dhe Ana supozohej ta dinte. Një arush gjigand dhe i ngrohtë është ide e mirë për të lumturuar dikë, nëse konteksti s'do të ishte i njëjtë me atë të Megit kundrejt Deas.

Lista e dhuratave që s'duhet të bëni kurrë në jetë është e gjatë, por krahas këtyre që na kujtuan vajzat e "Hostel by Anabel", më poshtë do të gjeni dhe disa të tjera.

1. Qenush/ apo çfarëdolloj kafshe shtëpiake

Jo, sepse ti nuk mund ta dish me siguri sa mundësi ka personi tjetër për t'u kujdesur për të. Përjashto këtu kur ta kërkon vetë një të tillë.

2. Lekë

Po flasim për dhurata dhe lekët nuk bëjnë pjesë pasi ia ulin vlerën simbolit që ky gjest përfaqëson. Letra higjenike që Dea i bëri Albertës është shumë herë më interesante!

3. Komplet thikash

Ti po mendon për kuzhinën e saj/tij të re, por kujdes! Thikat të krijojnë një ndjesi të frikshme dhe sapo ta shohin dhuratën tuaj gjëja e parë që do t'i shkojë ndërmend është një skenar horrorri.

4. Të brendshme

Nëse nuk po ia ble partneres/partnerit, mos e konsideroni si dhuratë. A s'tingëllon paska çuditshëm t'ja blesh mbesës apo nipit.

5. Difuzor për shtëpinë

Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, duket sikur i thoni: "Shtëpia juaj mban erë!"

6. Suvenire

Nëse ai/ajo s'e ka parë atë vend ç'vlerë ka një suvenir për dhuratë? Për ta ngjitur tek dera e frigoriferit? Harrojeni!

7. Një paketë depilimi/epilimi 

Në dukje s'ka asgjë të keqe, madje është super dhuratë, por automatikisht ai/ajo që e merr fillon të mendojë çfarë s'ka shkuar me të? Çfarë e shtyu për një dhuratë tillë? I vini faj Anës që reagoi ashtu ndaj Albertës?

8. Gjëra që dikur ju janë dhuruar ju!

Mos e bëni, pavarësisht përpjekjeve të mamit për t'jua mbushur mendjen. Ç'kuptim ka t'i dhurosh dikujt një dhuratë që të është dhuruar ty? 

Nëse për ndonjë arsye a tjetrën i humbët dy seritë e para të "Si n'jetë" mund t'i shihni në kanalin e YouTube, Anabel Entertainment.