Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Dashi dhe Demi

Ky muaj nis me mundësi të shumta në lidhje me karrierën tuaj (edhe nëse jeni duke punuar nga shtëpia), falë një shkëlqimi të rrallë që ndodh vetëm një herë në 13 vite- ardhja e Jupiterit bujar dhe transformimit të Plutonit më 4 prill. Kjo është një nga karakteristikat më të veçanta të këtij viti, sidomos në aspektin financiar dhe atë të karrierës.

Do të dëgjoni lajme shumë të mira që lidhen me një pozicion të ri pune që do t'ju japë më shumë përgjegjësi, por dhe eksperiencë.

Nëse akoma s'ndihesh gati për të ndryshuar diçka nga jeta jota profesionale këtë muaj, ke kohë. Në fakt do të kesh gjatë gjithë vitin ndihmën e Jupiterit dhe të Plutonit të cilët do takohen sërish në fund të qërshorit dhe në mes të nëntorit përpara se të ndajnë rrugëtimin e tyre për t'u takuar sërish në 2033-in.

Nëse si pasojë e koronavirusit gjendeni pa punë, mund të merrni lajme të mira këtë muaj, në qershor ose korrik. Një punë e re e mirë është rrugës.

Hëna e Plotë e 7 prillit do ta çojë vëmendjen tek një marrëdhënie shumë e ngushtë e juaja. Afërdita do të jetë e orientuar shumë bukur drejt Saturnit, planet që shton qëndrueshmëri dhe siguri në ditët tuaja. Mund të fejoheni ose të martoheni për ditëlindje përshembull, ose nëse jeni të martuar do të bëni një marrëveshje të rëndësishme biznesi, por prisni akoma para se të firmosni.

Ka shumë mundësi që të filloni gjithashtu një biznes tuajin. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, karriera ishte në fokus kryesor, por do të shihni sa bukur do ta balanconi jetën personale me atë profesionale. Edhe pse këtë muaj keni punuar nga shtëpia, presioni që kishit është ulur ndjeshëm.

Nëse jeni duke diskutuar për një pozicion të ri, 22 prilli do t'ju sjellë një shans të ri. Kini besim se gjërat do të funksionojnë për ju pasi Marsi, planeti juaj udhëheqës do të jetë në një kënd shumë të bukur me Afërditën. Afërdita lidhet me dashurinë, të bukurën dhe luksin, prandaj gjëra të arta ju presin. Mbani shënim datën 22.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Dashi dhe Demi

Karriera do të jetë e shkëlqyer gjatë prillit sepse Marsi do të jetë në shtëpinë tuaj të 10-të, atë të famës dhe ndereve për herë të parë në 2 vite.  Do ta keni më të lehtë se zakonisht të kontaktoni me njerëz që kanë ndikim dhe që mund t'ju ndihmojnë të ecni përpara.

Do të nisni një projekt madhor 4 ditë pas Hënës së Plotë në Peshore, më 7 prill. Ky projekt do t'ju sjelljë shumë vëmendje. Mund të përjetoni eksperienca të shkëlqyera në lidhje me median. Universi ka përgatitur një dhuratë të mrekullueshme për ditëlindjen tuaj. Jeta po ju transformohet para syve falë vizitës së rrallë të Uranit tek Demi që ndodh një herë në 84 vite. Ata që do ta ndjejnë të parët ndikimin e Uranit janë të lindurit në fund të prillit. Ky planet sjell shumë surpriza dhe ndryshime të rëndëishme. Disa do të jenë shumë emolcionuese, të tjerat më pak.

Shënoni datën 22 prill si ditë me fat. Universi do t'ju ndihmojë të mendoni në mënyrë krijuese dhe të realizoni çdo gjë që keni ëndërruar. Qëndroni optimistë, gjëra të mira ju presin.