Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Kur bëhet fjalë për para, një pagesë e madhe mund të jetë për t’u bërë. Me Jupiterin dhe Plutonin që do të bashkohen në Bricjap më 4 prill, do të keni një dorë të mirë parash. Të dy këta planet kanë një lidhje të fortë me përfitimet financiare dhe Bricjapi është një shenjë që ka lidhje të fortë me paratë.

Jupiteri nuk është takuar me Plutonin që prej 13 vitesh dhe ata do të bashkohen për herë të parë këtë vit. Ky njihet si një akpekt i jashtëzakonshëm, si një nënshkrim i suksesit, kështu që nëse shpresoni për një marrëveshje me një person apo kompani, rrethoni datën 4 prill në kalendar.

Të dy, Jupiteri dhe Pltoni janë në shtëpinë tuaj të tetë të parave të njerëzve të tjerë, kështu që shanset për të marrë një shumë parash janë të larta.

Është e vërtetë që keni pasur një periudhë të vështirë përsa i përket pagesave për të cilat prisni prej kohësh. Nëse keni humbur punën, mund të kërkoni për një projekt të ardhshëm.

Paratë për të cilat e kemi fjalën janë shuma që vijnë nga komisione, pagesa familjare, çështje të trashëgimisë, kredi, ndihmë financiare, kapital sipërmarrjeje, program qeveritar etj. Besoj se e kuptuat që bëhet fjalë për para shtesë, përveç pagës.

Këtë muaj, Afërdita do të lëvizë te Binjakët nga 3 prilli deri më 7 gusht – një vizitë e jashtëzakonshme kjo. Prandaj është koha e duhur për t’u kujdesur për veten, në mënyrë që periudha pas pandemisë t’ju gjejë gati.

Afërdita do të shkojë në prapavijë muajin tjetër, nga 12 maji deri në 24 qershor, kështu që tani është koha e duur për të bërë pazar online. Nuk është mirë të veprosh kur Afërdita është në prapavijë.

Nëse jetoni me partnerin/en, do ta ndjeni fuqinë romantike kur Afërdita, të hënën e 7 prillit, të ndezë shtëpinë e dashurisë së vertetë. Në një mënyrë ose në një tjetër, pritet një mbrëmje romantike.

Nëse shpresonipër fëmijë, Hëna e re e plotë do t’ju plotësojë dëshirën.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Për një kohë të gjatë, keni qenë të shqetësuar për gjendjen e një marrëdhënieje të veçantë. Tani ndjenjat janë qartësuar.

Në të njëjtën kohë, ka të ngjarë që partneri juaj të bëhet i qëndrueshëm financiarisht. Kjo është e vërtetë sepse Plutoni dhe Jupiteri do të orbitojnë bashkë në sektorin e marrëdhënieve tuaja dhe do të rreshtohen aty më 4 prill. Kini parasysh që po flasim për partnerin romantik, megjithëse ka të ngjarë që të jetë një partner biznesi.

Ky është një aspekt i rrallë që ndodh një herë në 13 vjet, kështu që me siguri do ta vini re ndryshimin. Jupiteri dhe Plutoni do të lëvizin ngadalë dhe do të bashkohen sërish në 29 qershor dhe 12 nëntor, përpara se të largohen në drejtime të ndryshme.

Qendra e vëmendjes suaj do të jetë shtëpia dhe do të merrni disa vendime të rëndësishme në lidhje me mirëqënien e një fëmijë ose të një personi tjetër të afërt të familjes. Në të njëjtën kohë do të gjeni momentin për t’i dhënë rehati, ndriçim dhe bukuri hapësirës ku jetoni.

Jeta sociale do të bëhet më e gjallë pas Hënës së re në Dem më 22 prill në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të shpresave dhe dëshirave. Do të vini re që miqtë po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj përmes platformave dixhitale – FaceTime, Skype, WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Twitter.

Urani, planeti i befasive, do të ketë një ndikim të fortë në Hënën e re që po vjen. Ai do të bashkohet me Diellin, kështu që do të merrni një lajm të papritur nga financat. Ju kujtojmë që Urani mund të sjellë lajme të lumtura, por edhe të palumtura. Megjithatë vazhdoni të jeni optimistë.

Afërdita do të luajë një rol të rëndësishëm në Hënën e re më 22 prill. Ka të ngjarë që Afërdita të zgjidhë një problem të madh me paratë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.