Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Këtë muaj, më 4 prill, fatsjellësi Jupiter, planeti juaj sundues, do të takohet me mikun e vjetër Pluton, planetin e transformimit. Nuk janë takuar që prej 13 vitesh dhe në 2020-n, do të takohen në shenjën e Bricjapit, në shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave dhe do t’ju mundësojnë të rrisni influencën dhe statusin profesional duke i siguruar vetes kompensimin që meritoni prej kohësh. 4 prilli është dita ideale për t’i dërguar një mesazh një të njohuri ose të pyesni lart e poshtë për njerëz që kërkojnë të punësojnë. Pas 4 prillit, Jupiteri dhe Plutoni do të takohen sërish më 29 qershor dhe 12 nëntor, por do të jenë mjaftueshëm pranë që t’ju sjellin para deri në mes të dhjetorit.

Gjasat janë që mezi keni pritur një festë, një dasmë, koncert ose event në prill, maj ose qershor, por sipas hënës së plotë të 7 prillit, do t’ju duhet t’i lini për një datë tjetër. Ndoshta do të shtyni një biletë avioni ose do të anulloni një dhomë hoteli. Do të keni sukses.

Pas hënës së plotë të 22 prillit, do t’ju shfaqet një projekt i ri në punë. Urani do të jetë goxha i dukshëm dhe do të shkaktojë ndodhi të papritura.

Mund të jeni të shqetësuar për pagën, pasi projekti i ri nuk ju paguan sa mendonit. Sidoqoftë, është një mundësi e mirë duke marrë parasysh pandeminë.

Mesa duket, do të keni mundësinë të punoni nga shtëpia. Ky projekt do t’ju kalojë në një fushë të re ku do të mësoni gjëra të reja dhe do t’i përdorni në hapat e rradhës së karrierës.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Prilli do të nisë fiks siç e kishit imagjinuar – me një fitore në karrierë që do t’i bëjë të gjithë të flasin për ju. Hëna e plotë e 7 prillit do të ketë rëndësi jetësore, pasi do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Keni punuar fort dhe ky moment nderi do të bazohet te arritjet përgjatë muajve që kaluan. Mund të dëgjoni se vlerësoheni shumë nga kompania, industria ose nga gjithë bota më 7 prill.

Nëse po jepnit intervista për një pozicion të ri para pandemisë, mund t’ju kthejnë përgjigje rreth 7 prillit. Momentalisht, bizneset mund të mos marrin në punë prej pandemisë së koronavirusit, por kur situata të normalizohet do të merrni një përgjigje pozitive. Edhe nëse nuk po negocioni një punë të re, kjo hënë e plotë është aq e shndritshme sa mund të merrni një ofertë të papritur.

Paga do të jetë e majme, pasi keni Jupiterin dhe Plutonin në sinkron në shenjën tuaj.

Marsi po ju detyron të shtoni shpenzimet, por edhe po ju nxit të fitoni më shumë para. Më 21 mars, Saturni hyri në pjesën e grafikut tuaj që sundon pagat dhe do të qëndrojë aty deri më 1 korrik. Deri tani do të keni krijuar një ide se si do të jeë situata juaj financiare deri në fillim të vitit 2023. Saturni do të mprehë aftësitë tuaja financiare, do t’ju mësojë si të shpenzoni, kurseni, fitoni dhe investoni.

Pas hënës së re të 22 prillit, do të përqëndroheni te punët e zemrës. Nëse jeni beqarë, mund të ndjeni shigjetat e Kupidit atëherë kur nuk i prisni aspak. Mund të njihni dikë online ose të krijoni një miqësi në FaceTime a Zoom.

Nëse shpresoni të bëni një fëmijë, ky muaj mund t’ju befasojë me një shtatzëni. Nëse s’jeni gati për fëmijë, bëni kujdes pasi mund të ndodhë papritur.

Në punë ose në jetën personale, kreativiteti juaj kap majat. Nëse keni një projekt me rëndësi për ju në duar, bëjeni me pasion dhe do të shihni rezultate mbresëlënëse.