Biznesi

Shkurtim punonjësish & vështirësi në paga: 70% e kompanive,pas 1 muaji mund të dorëzohen

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2020

Shkurtim punonjësish & vështirësi në paga: 70% e

Sipas një sondazhi të kryer nga Bashkimi i Prodhuesëve Shqiptarë, i realizuar me 90 kompani, (kryesisht biznese VIP e të mëdha), pjesa më e madhe e bizneseve mund të rezistojnë maksimumi një muaj dhe më pas janë të detyruar të dorëzohen.

Shumica e sipërmarrjeve të anketuara, kanë raportuar se kanë probleme me furnizimin, rënie të porosive nga partnerët dhe si rrjedhojë reduktim shitjesh dhe të ardhurash. Të gjitha këto kanë krijuar probleme të mëdha likuiditeti, duke krijuar pamundësi si për pagimin e detyrimeve ndaj shtetit ashtu edhe për pagat e punonjësve.

Shkurtim punonjësish & vështirësi në paga: 70% e
Photo Courtesy: Monitor.al

Në sondazhin e kryer morën pjesë 90 kompani, anëtarë të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve, që ushtrojnë aktivitetin në katër makrosektorë kryesorë: “Ushqim pije”, “materialet e ndërtimit”, “tekstile dhe këpucë”, “riciklim, përpunim metalesh, plastike, kartoni dhe druri”. 73% e tyre kanë aktivitet eksportues. 27% e tyre janë biznese VIP, 45% janë biznes i madh dhe 28% janë biznes i mesëm.

Rreth 61% e firmave thanë se në muajin mars shitjet ranë më shumë se 50% dhe 5% e bizneseve raportuan se nuk kishin fare shitje. Për prillin pritshmëritë janë edhe më pesimiste. 

Dhënia e pagave për punonjësit është një tjetër problem shumë i madh. 63% e të anketuarëve pohuan se mund t'i përballojnë pagat për një muaj (marsin) kurse 18% e tyre u shprehën se nuk mund ta paguajnë as marsin.

Eshtë një pjesë fare e vogël, 8%, e të anketuarëve që mund të paguajnë punonjësit për më shumë se dy muaj, nëse situata vijon njësoj.

70% e të anketuarve thanë se po planfikojnë shkurtim të punonjësve. Pjesa më e madhe e atyre që raportuar shkurtime, planifikojnë të reduktojnë 50-90% të personelit (57%), ndërsa 11% raportojnë se nuk do të mbajnë fare personelin në punë.

Jo vetëm për pagat, sipërmarrje raportojnë që nuk kanë mundësi as të paguajnë taksat. 77% e të anketuarve thanë se nuk kanë likuiditetet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet ndaj shtetit.

Sa mund të rezistojë biznesi nëse vijon kjo situatë?

64% e të anketuarëve thanë se mund ta mbajnë aktivitetin e tyre edhe një muaj të hapur, kurse 13% u shprehën se ja dalin të rezistojnë edhe më shumë se 3 muaj.

Burimi: Monitor.al