Mendja

Si të konsultoheni falas me një psikolog: Ja ku t'i kontaktoni

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2020

Si të konsultoheni falas me një psikolog: Ja ku t'i kontaktoni

Situata globale e krijuar nga pandemia dhe izolimi nëpër shtëpia, ka rënduar gjendjen emocionale të shumë njerëzve. Ankthi është më i pranishëm se zakonisht, mendimet e këqija, ataket e panikut apo edhe depresioni. Konsultimi me një psikolog është më i nevojshëm se kurrë. 

Prandaj, për t'i ardhur në ndihmë shqiparëve, Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë, vjen herë pas here me njoftime të reja, përmes faqjes së tyre në Facebook. 

Për të gjithë ata që duan të konsultohen me një psikologë, mund t'i bashkohen shërbimit "Psikologët shqiptarë online". 

Ky shërbim ofrohet falas dhe qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e psikologëve të ndarë sipas qytetit. Ndonëse ka pak ditë që shërbimi ka nisur, numri i telefonatave për konsulta online ka qenë i lartë nga i gjithë vendi.

"Jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë psikologjike që po përjetojmë, ndaj inkurajojmë cdo qytetar të vazhdojë të kërkojë konsultimet pa pagesë me psikologët nga ora 10.00-12.00 dhe 17.00-19.00 nga e hena në të shtunë."- shkruhet në statusin e tyre.

Nëse keni nevojë për ndihmë, mund të konsultoheni falas me psikologët duke i kontaktuar në numrat më poshtë:

Tiranë

Si të konsultoheni falas me një psikolog: Ja ku t'i kontaktoni

Durrës/Shkodër/Lezhë

Si të konsultoheni falas me një psikolog: Ja ku t'i kontaktoni

Elbasan/Berat/Bulqizë/Devoll/Fushë-Krujë/Fier

Si të konsultoheni falas me një psikolog: Ja ku t'i kontaktoni

Koplik/Korçë/Kukës/Laç/Librazhd/Lushnje/Përmet

Si të konsultoheni falas me një psikolog: Ja ku t'i kontaktoni

Rrogozhinë/Sarandë/Tropojë/Vlorë

Si të konsultoheni falas me një psikolog: Ja ku t'i kontaktoni